Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pas dy muajsh në orbitë, astronautët e NASA-s kthehen në Tokë (Foto+Video)

Pas dy muajsh në orbitë, astronautët e NASA-s kthehen në

Pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë, dy astronautët e NASA-s janë kthyer me sukses në Tokë të dielën. Ata udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mejtin e ri fluturues,  Crew Dragon të kompanisë SpaceX.

Kthimi i tyre i hap rrugë një nisje tjetër të ekuipazhit të SpaceX për në muajt në vazhdim si dhe fluturimeve të mundshme turistike vitin e ardhshëm.

Pas dy muajsh në orbitë, astronautët e NASA-s kthehen në

Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Behneken dhe Hurley raportohet se ndihen shumë mirë dhe se drejt tyre kanë shikuar menjëherë motoskafët që t’i marrin. Kapsula e misionit Endeavour u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

Ndërkohë kjo është procedura e parë e këtij lloji me një kapsulë hapësinore të ndërtuar nga një kompani private.

"Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz," i tha astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.

Pas dy muajsh në orbitë, astronautët e NASA-s kthehen në

NASA dhe SpaceX, që monitoronin kthimin e ekuipazhit, e përjashtuan opsionin që kapsula të ulej në oqean në fillim të javës së kaluar, për shkak të stuhisë tropikale Isaias, e cila tashmë është zbutur.

Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.

Pas dy muajsh në orbitë, astronautët e NASA-s kthehen në

"Pjesa më e vështirë ishte të na çonte në stacion, por më e rëndësishmja është të na kthejë në Tokë," tha Behnken gjatë ceremonisë së lamtumirës të shtunën në stacionin hapësinor.

Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë e para kompani private që dërgon njerëzit në orbitë.

Pas dy muajsh në orbitë, astronautët e NASA-s kthehen në

Zyrtarët e NASA-s kanë thënë se kapsula Crew Dragon, që mund të mbajë deri në shtatë astronautë, ka qenë në gjendje mjaft të mirë që nga lëshimi drejt stacionit hapësinor, ku astronautët kanë kryer testime dhe monitorime të funksionimit të saj gjatë kohës që ajo rrinte në pritje, e ankoruar në stacion.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore