Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pas aplikimit në Britaninë e Madhe, “Facebook News” edhe në Gjermani nga muaji maj

Pas aplikimit në Britaninë e Madhe, “Facebook News” edhe

Facebook në maj prezanton informacionet e shumë mediave dhe shtëpive botuese gjermane në seksionin Facebook News. Për këtë koncerni i internetit edhe do të paguajë.

Pas aplikimit në Britaninë e Madhe “Facebook” nis edhe në Gjermani me ofertën e lajmeve. Sikurse njoftoi kompania në SHBA, “Facebook News” do të ofrohet në maj edhe në Gjermani. Në këtë seksion përdoruesit do të furnizohen vetëm me informacione nga mediat. Në SHBA dhe në Britaninë e Madhe ndërkohë ekziston Facebook News, ndër së shpejti oferta do të pasojë edhe në Francë.

Sipas të dhënave të “Facebook”-ut janë nënshkruar kontrata me mediat gjermane “Spiegel Online”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Funke Mediengruppe si dhe me një sërë gazetash të tjera lokale, mediet e sportit e revistat e modës. Gjatë vitit do të pasojnë edhe bashkëpunime me media të tjera. Kompania nuk deklaroi se sa para do t’i paguajnë sipërmarrjet mediatike për aplikimin në Gjermani të platformës Facebook News.

Por u tha, se nga ana tjetër Facebook do të paguajë për linqe shtesë, që të çojnë tek faqet e botuesve dhe që e tejkalojnë volumin e përmbajtjeve që botuesit i postojnë vet në Facebook, bëhet e ditur. Do të ketë linqe për përmbajtje të hapura të vëna në dispozicion si dhe linqe, që ndodhen pas barrierës se pagesës.

Në Australi Facebook-u si edhe Google për vite me radhë janë grindur me qeverinë lidhur me një ligj të ri për median të miratuar tani. Grindja kulmoi madje deri në një bllokadë të përkohshme nga ana e Facebook-ut. Tani dy koncernet e teknologjisë nga SHBA duhet të pagujanë në Australi për linqet e mediave.

Në Gjermani ende nuk ka një ligj të tillë. Reformimi i së drejtës së autorit, që do të shqyrtohet javën e ardhshme në Bundestag, pritet të sjellë më shumë qartësi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore