Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pas 185-ditësh në stacionin hapësinor, kthehen në Tokë dy kozmonautët dhe astronautja e NASA-s

Pas 185-ditësh në stacionin hapësinor, kthehen në Tokë

Kozmonautët rusë Sergey Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov dhe astronautja i NASA-s, Kate Rubins, përfunduan misionin e tyre 185-ditor në stacionin hapësinor të premten.

Mediat e huaja shkruajnë se vetëm disa ditë pasi ekuipazhi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar arriti në 10 persona, tre prej tyre tashmë janë rikthyer në Tokë.

Largimi i Ryzhikov, Sverchkov dhe Rubins me anijen Soyuz MS-17, u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin televiziv dhe faqen e internetit të NASA-s.

Pas 185-ditësh në stacionin hapësinor, kthehen në Tokë

Sipas kësaj të fundit, ata të tre lundruan sërish në atmosferën e Tokës dhe u ulën në 12:55 të ditë së sotme në stepën e Kazakistanit.

Koha e ekuipazhit në stacion përfshiu 2,960 orbita të Tokës dhe 78,4 milion milje pas mbërritjes së tyre në tetor.

Gjithashtu bëhet e ditur se kozmonautët do të kthehen në bazën e tyre stërvitore në Star City, Rusi. Ndërsa nga ana tjetër, Kate Rubins do të fluturojnë në shtëpi për në Hjuston.

Pas 185-ditësh në stacionin hapësinor, kthehen në Tokë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore