Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pandemia ndryshoi cicërimën e zogjve

Pandemia ndryshoi cicërimën e zogjve

Cicërima e zogjve vërtetë ka ndryshuar gjatë pandemisë, ka treguar së fundmi një studim shkencor.

Duke analizuar cicërimat e harabelave të regjistruara përgjatë dekadash, shkencëtarët kanë pranuar një ndryshim në repertorin e zogjve, kur mbi qytete ra heshtja.

Zogjtë ngritën cilësinë e cicërimave të tyre kur lëshonin tinguj për ta mbrojtur territorin e tyre dhe për ta joshur partnerin. Dhe gjatë kësaj kohe mund t’iu jetë dukur njerëzve se cicërima e zogjve u bë më e zëshme, por në fakt harabelat cicëruan më butë. Këto këngë më të ëmbla e më të buta ishin shkaktuar nga mungesa e zhurmës në prapavijë.

Elizabeth Derryberry nga departamenti i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Tennessees në Knoxville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka studiuar për vite me radhë se si ndotja nga zhurma ndikon në cicërimat e zogjve.

“Njerëzit kishin të drejtë kur thanë se zogjtë po tingëllojnë më ndryshe gjatë pandemisë dhe ata e mbushën hapësirën, që në të vërtetë ishte e braktisur”, ka thënë ajo për BBC News.

“Përderisa ne jemi shpërngulur nga hapësira e zërave, zogjtë janë shpërngulur aty dhe mendoj se kjo na tregon se sa shumë ndikim të madh kemi në cicërimat e zogjve dhe në komunikim, sidomos nëpër qytete”.

Cicërima joshëse

Falë një studimi të gjatë të cicërimave të zogjve me kurora të bardha që jetojnë në dhe përreth zonës së San Francisco Bay, shkencëtarët mundën t’i krahasonin efektet para dhe gjatë pandemisë.

Ajo çka zbuluan ishte pak e befasishme. Shumicën e kohës, harabeli mashkull cicëron, dhe gjatë heshtjes zogjtë i përmirësuan performancat e tyre vokale dhe cicëruan këngë “më tërheqëse” me ton më të ulët për ta mbrojtur territorin e tyre dhe për ta joshur një harabel femër.

Kur ra niveli i zhurmës gjatë karantinës, cicërima e tyre në fakt tingëllonte më tërheqëse për zogjtë e tjerë të tufës”, ka thënë Derryberry.

Kjo tregon se sa shpejt natyra mund të rikuperohet nga efektet e ndotjes nga zhurma e njerëzve, shtoi ajo./ Koha Ditore

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore