Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Palca e kockave/ Përfitimet e mrekullueshme për shëndetin

Palca e kockave/ Përfitimet e mrekullueshme për shëndetin

Palca e kockave është një nga ushqimet që plotëson shumë nevoja të një organizmi të shëndetshëm. Ajo ka përqindjen më të lartë të vitaminave, mineraleve, acideve yndyrore dhe lipideve. Jo pa shkak gjyshërit dhe të parët tanë preferonin të thithnin kockat që të përfitonin sa më shumë prej saj. Më poshtë do të gjeni përfitimet më të mëdha të palcës së ngrënshme.

Burim proteine
Palca ka një përmbajtje shumë të lartë proteine. Në 100 gramë të këtij ushqimi do të merrni 14 përqind të nevojës ditore për proteinë. Për më tepër, konsumi i palcës do t’i japë organizmit aftësinë për të rigjeneruar qelizat.

Burim kolagjeni
Palca është një burim i shkëlqyer kolagjeni, një proteinë për të cilën organizmi ka me të vërtetë shumë nevojë. Kolagjeni është i nevojshëm për kockat, sistemin tretës, ekuilibrat e probiotikëve, bukurinë e lëkurës dhe zhdukjen e rrudhave. Kolagjeni besohet të jetë i vyer edhe në mirëmbajtjen e sistemit imunitar.

Acidet Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 janë të dobishme për funksionin e trurit. Palca është një burim i mirë glycine, një amino acid që riparon proteinat e tjera në organizëm. Mungesa e këtyre acideve shkakton probleme shëndetsore dhe dobësi të sistemit imunitar.

Vitamina A
Konsumi i palcës së bashku me fruta dhe perime ju ushqen me vitaminë A. Ky ushqyes i dobishëm promovon shëndetin e syve dhe parandalon humbjen e shikimit.

Burim hekuri
Në 100 gramë palcë do të përfitoni 25 përqind të nevojës ditore për hekur. Ky i fundit do t’ju ndihmojë të mirëmbani ekuilibrat e lëngjeve dhe të parandaloni aneminë. Përveç palcës ju mund të konsumoni edhe spinaq për të shmangur lodhjen kronike. Palca përmban edhe minerale të tjera si kalçiumi, zinku, seleniumi, magnezi, mangani, fosfori e të tjerë.

Përmirëson kujtesën
Mineralet e shumta që gjenden tek palca janë të dobishme për një funksion të shkëlqyer të trurit dhe një kujtesë më të mirë.

Riparimi i qelizave
Prania e kolagjenit tek palca e bën procesin e riparimit të qelizave më të lehtë. Kolagjeni ndihmon në shërimin e shpejtë dhe përmirëson funksionin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut.

Tretje më të mirë
Palca parandalon inflamacionin ne stomak. Falë kolagjenit ajo u jep forcë baktereve të mira në stomak, dhe përmirëson tretjen duke ruajtur shëndetin e stomakut.

Sistemi kardiovaskular
Palca promovon ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe shpërbën yndyrnat duke parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ofron elektrolite që ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Palca pakëson rrezikun e diabetit në të njëjtën kohë.

Gjymtyrë të forta
Palca është e nevojshme për një trup të shëndoshë dhe të fortë. Ajo rrit fleksibilitetin e gjymtyrëve dhe përmirëson lëvizshmërinë.

Si Ta Gatuani Palcën
Palcën mund ta përfshini në supa ose ta piqni me gjalpë dhe erëza. Për një shije më krokante mund ta vishni me miell ose thërrime buke të thekur. Kur ta blini sigurohuni që palca ka ardhur nga bagëti të ushqyera me bar./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore