Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Pa fund baktere, pastroni menjëherë krehrat e flokëve!

Pa fund baktere, pastroni menjëherë krehrat e flokëve!

Në furçën tuaj të flokëve ka (normalisht) shumë fije floku, por bashkë me to edhe zbokth, sebum dhe papastërti të tjera.

Kjo është shenja që po kërkonit për të larë krehrat dhe ne po ju tregojmë hap pas hapi se si:

Së pari, përdorni një krehër për të hequr butësisht flokët e grumbulluar.

Pasi të keni hequr qimet e tepërta, vendoseni krehrin në një tas me ujë të ngrohtë. Për më shumë fuqi pastruese, mund të shtoni një lugë çaji sodë buke ose uthull të bardhë në përzierje.

– Shpëlajeni duke e rrotulluar në një tas me ujë të pastër.

– Lëreni krehrin të thahet në ajër, me qimet e kthyera nga poshtë.

Nëse krehri juaj është prej druri, metoda e zhytjes dhe pastrimit mund ta dëmtojë atë. Prandaj në këtë rast, mund të aplikoni një sasi të vogël shampoje në furçë, ta shpëlani me pak ujë dhe të filloni ta pastroni me një leckë të pastër.

p.s: Këshillohet që krehri të pastrohet 1 herë në javë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore