Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“Nuk vlen asnjë lekë”/ Shtëpia e shkatërruar shitet për 2 milionë dollarë

“Nuk vlen asnjë lekë”/ Shtëpia e shkatërruar

Një shtëpi e ndërtuar në vitin 1920 në Zelandën e Re u shit në një ankand për 2 milionë dollarë. Edhe pse mendohet se do ishte një vilë luksoze, në fakt bëhet fjale për një shtëpi me tre dhoma gjumi pothuajse të shkatërruara, pa banjë dhe mure që mungojnë.

Shtëpia njëkatëshe gjendet në një rrethinë të pasur, Gray Lynn në Auckland. Çmimi fillestar ishte 1.75 milion dollarë, ndërsa çmimi i shitjes $2.075 milionë.

“Njerëzit që unë do t’i quaja blerës tradicionalë me pakicë në vitet e mëparshme do të blinin një pronë për t’u zhvendosur menjëherë, ndërsa tani po blejnë prona të cilat mund t’i rregullojnë dhe më pas të zhvendosen. Sigurisht që ka më shumë njerëz të tillë”, tha agjencia që organizoi ankandin, Barfoot & Thompson.

Zelanda e Re është një nga vendet me tregun më të papërballueshëm të pronave. Tregu i Auckland ka çmime mesatare 1.5 milion dollarë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore