Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Nuk janë problemet në dhomën e gjumit/Sipas ekspertëve kjo është sfida më e madhe e çifteve sot!

Nuk janë problemet në dhomën e gjumit/Sipas ekspertëve kjo

Terapeutët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar së fundmi për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën çdo ditë ballafaqohen në profesionin e tyre. Megjithëse ju dhe partneri juaj ndoshta nuk fshihni sekrete të shumta, është më se e sigurt që akoma nuk keni mësuar se si të komunikoni me njëri-tjetrin në mënyrën më të duhur.

Në të vërtetë, problemi numër një në lidhje padyshim është komunikimi. Lidhur me këtë ka reaguar psikoterapeutja Laura Jang, e cila ka shpjeguar:

Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, por që të mos kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi atë që janë format e sjelljeve, të cilat tani ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme. Ndërkaq ju mbase më herët madje i keni konsideruar edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit si shikimi i përbashkët i programeve televizive, mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria apo mosinteresimi ose ndjeshmëria e tepruar, varësia e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak. Edhe pse jeni në lidhje, duhet që patjetër të keni parasysh që ju dhe partneri juaj, para së gjithash, jeni dy personalitete të veçanta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore