
Nuk është pamja ajo që ju bën të dukeni seksi, psikologët tregojnë tiparet e tjera tuaja të parezistueshme!
Së fundmi psikologët kanë zbuluar disa karakteristika te njerëzit që nuk kanë lidhje me pamjen dhe i bëjnë ata të parezistueshëm. Këta njerëz janë të kënaqur me trupin e tyre. Nuk ka rëndësi nëse janë të dobët, të shëndetshëm, me akne apo pa akne. Ata ndihen mirë me atë që janë dhe dinë se si ta tregojnë atë. Të mos kesh ndjenjën se tjetri po të gjykon, të bën të ndihesh mirë me veten dhe është padyshim ngushëlluese. Këto ndjenja nxisin intimitetin duke e bërë njeriun të dëshirojë të ndajë më shumë nga vetja me personin tjetër.
Njerëzit që e dinë vlerën e tyre janë selektivë se kujt i kushtojnë kohën dhe vëmendjen e tyre, që do të thotë se ata do të jenë më pak të disponueshëm se dikush me vetëbesim të ulët. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që janë argëtues dhe kanë një sens të shkëlqyeshëm humori janë më të suksesshëm në romancë.
Përveçse na bën të ndihemi mirë, një arsye tjetër që na tërheqin njerëzit argëtues është se ne mund t’i perceptojmë ata si më të mirë në komunikimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Shpesh mendojmë se shfaqja e çdo lloj dobësie na bën të dukemi të prekshëm dhe të pambrojtur, por studiuesit që kryen një seri eksperimentesh me qindra pjesëmarrës zbuluan se dobësia mund të jetë shumë joshëse. Ata e quajtën këtë efekt “kaosi i bukur”.
Ndërkaq, njerëzit që e shohin veten si tërheqës kanë më shumë gjasa të veprojnë me egoizëm. Të paktën këtë ka zbuluar një studim i ri. Studiuesit kinezë anketuan më shumë se 1300 individë për të vlerësuar se sa të bukur mendonin se ishin si dhe nivelet e tyre të së drejtës dhe egoizmit. Ata që e vlerësonin shumë pamjen e tyre, kishin më shumë gjasa të vepronin në interesin e tyre. /TAR/

Çfarë ndodh me trupin nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë!
Historia e plotë >
Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltë në mëngjes, ja PËRFITIMET
Historia e plotë >
Ngjyrat që nuk mund t'i vishni në një dasmë!
Historia e plotë >
Efektet anësore të konsumimit të tepërt të orizit!
Historia e plotë >
3 gjërat që ndodhin kur filloni të përqafoni 'vetminë'!
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


