
Njihuni me Taulant Berishën, djalin shqiptar që jeton me shqiponja e skifterë (FOTO)
Jemi mësuar të dëgjojmë për trajnues të kafshëve apo shpendëve të ndryshëm, qofshin këto edhe specie të egra, por rrallë herë kemi dëgjuar për një trajnues shqiponjash, siç është shpendi simbol në flamurin tonë kombëtar.
Taulant Berisha nga Gjakova është i apasionuar pas kafshëve e shpendëve dhe prej pak kohësh trajnon shqiponjat e skifterët.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, ai u shfaq me skifter në dorë dhe rrëfeu si i lindi dëshira për të trajnuar shpendët.
“Nuk është diçka që ndikoi, por isha i apasionuar pas kafshëve dhe shpendëve qëkur isha fëmijë. Por ishte një emocion tjetër kur shihja shqiponjat pasi përfaqësojnë trimërinë dhe krenarinë, ndërsa syri i tyre është i mprehtë.
Me kalimin e kohës fillova të njoh dhe njerëz të tjerë, sepse është e vështirë të gjesh persona të apasionuar pas këtij sporti. Më pas filluam të shkëmbejmë këshilla dhe kemi arritur sukses në trajnimin e shqiponjave dhe disa lloje të skifterëve.
Ky që kam këtu është skifter-fantazmë, sepse sulmet e tij në natyrë janë të papritur dhe preja e tij e sheh vetëm 2-3 sekonda para se ta kapë. Do të thotë që fshihet shumë mirë në pyll dhe kur do të sulmojë fshihet dhe kur është i sigurt, del”, u shpreh Taulant Berisha.
Sa i përket ushqimit, u shpreh se është e vështirë, pasi duhet të sigurojë vetë gjithçka, por kënaqësia që merr është goxha e madhe.
Edhe familjen e kishte të vështirë ta bindte, por me kalimin e kohës të gjithë e kuptuan pasionin dhe dëshirën e tij për të trajnuar shqiponjat dhe skifterët.
“Në fillim ishte i vështirë që t’i bindja, sepse familja mendonte se në momentin që do ta lë të fluturojë, do të ikë dhe i gjithë mundi që kam bërë për të do të shkojë dëm.
Gjatë trajnimit, duhet të mbahen lidhur me litar derisa të socializohet me ty dhe kur e kupton që nuk ka më frikë prej teje, e lë tërësisht të lirë”, tha ai.

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, në disa zona shkojnë nën 0
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 06 mars 2021
Historia e plotë >
General Motors: Vetëm makina elektrike deri në 2040-ën
Historia e plotë >

WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
COVID do të largohet së shpejti? Mjeku bën thirrjen: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


