Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Njihuni me gjeniun, 9-vjeçari që flet katër gjuhë dhe ka lexuar 100 libra, nis të lexojë që...

Njihuni me gjeniun, 9-vjeçari që flet katër gjuhë dhe ka

Jamarbër Hoxha nuk është tashmë një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai është shpallur ‘Lexuesi më i mirë’ në Panairin e librit të këtij viti.

9-vjeçari autik ka nisur të lexojë që kur ishte 15 muajsh dhe deri më tani ka lexuar plot 100 libra. Jamarbri ka treguar se di katër gjuhë të huaja dhe nga letërsia botërore preferon Shekspirin dhe Ibsenin. Ndërsa për sa i përket letërsisë shqipe, vogëlushi ka deklaruar se pëlqen Dritëro Agollin dhe Ali Podrimjan.

“Kam lexuar 100 libra. I fundit ka qenë ‘Dasma e jetës’, i cili tregon një histori shumë të gjatë. Unë lexoj libra për fëmijë si ‘Krijesa misterioze’, që kam e mbaruar. Unë lexoj edhe histori, të cilat i shkruaj edhe vetë. Kam lexuar një libër shqiptar si ‘Kronikë në gurë’, më ka pëlqyer pak se kishte zhargone. Pyes mamin dhe babin kur nuk e kuptoj një fjalë. Kur isha 15 muajsh lexova ‘Rosaku i shëmtuar’ dhe kur shkova në shkollë kisha lexuar shumë libra. Unë lexoj ditë për ditë. Kam lexuar nga Shekspiri ‘Romeo dhe Zhuljetën’ dhe ‘Jul Çezarin’. Kam lexuar nga Ibseni ‘Shtëpi kukulle’. Autorët që kam lëxuar më së shumti nga shqiptarët janë Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe mbaj mend disa poezi", shprehet Jamarbëri nga studio e ABC NEWS.

Më tej ai rrëfen se "mësoj anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe do mësoj edhe gjuhën indiane se më pëlqen. I mësoj vetë, jo në kurs”.

Më tej, ai është shprehur se ka qejf në të ardhmen të bëhet ekonomist, pasi pëlqen shumë edhe matematikën. “Kam qejf të bëhem elonomist se duhet të bësh matematikë që të jesh i mirë”, ka shtuar Jamarbëri. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore