
Njihuni me Dritën, vajzën e vetme shqiptare nga Maqedonia e Veriut që merret me paragliding (FOTO)
Drita Abdiu është vajza e vetme shqiptare nga Maqedonia e Veriut që merret me paragliding (hedhje me parashutë). Me këtë sport aspak të zakontë dhe të guximshëm për vajza ajo filloi të merret kur ishte 18 vjeçe, por dëshirën për të fluturuar e ka pasur kur ishte vetëm 10 vjeç.
“Çdoherë kam ëndërruar të fluturoj, shihja Piter Panin dhe aq shume doja që ai 'pluhuri i zanave' të ishte i vërtetë të spërkasë pak mbi kokë e të fluturoj bashkë me to”, shprehet Drita.
Ajo ka dy vite që ushtron paragliding, por ende nuk ka marrë pjesë në gara, duke e pasur si synim vitin e ardhshëm. Aktualisht Drita është 20 vjeçe dhe studion në vitin e parë për gjeografi.
Në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, Drita ka rrëfyer emocionet e këtij sporti të veçantë.
“Në fillim kur nisem që të fluturoj, vetëm shikoj anash dhe them ‘uau sa bukur’ është. Secili fluturim, e njëjta eksperiencë, ngelem e mahnitur ashtu, duke parë poshtë këmbëve të mia sidomos kur fluturoj mbi qytetin tim, në Tetovë. Është një ndjenjë shumë e bukur kur shoh Tetovën në pëllëmbë të dorës”, rrëfeu ajo.

Vranësira dhe reshje, ky është parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 09 mars 2021
Historia e plotë >
Pranvera vjen me alergji e sëmundje, ja çfarë i ndodh trupit
Historia e plotë >
Zbuloni sa dëm i shkaktoni trupit kur nuk hani mëngjes
Historia e plotë >



Parashikimi i motit për fundjavën, diell por ulje temperaturash
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

38 emra që ikin nga PS/ Nga Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Sadri Abazi e...
Historia e plotë >
Zyrtare! Publikohet lista e plotë me kandidatët e PS-së për zgjedhjet e ...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >