Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Njihuni me ​5 veprime të shefave që e dëmtojnë moralin e punonjësve

Njihuni me ?5 veprime të shefave që e dëmtojnë moralin e

Një ekip me moral të lartë është i prirë të ketë qëndrim triumfues dhe ky patjetër që do ta sjellë triumfin. Pa të do të prishet vetëbesimi e bashkë më të edhe sukseset, gjë që do të shpie në tatëpjetën e kompanisë duke përfunduar në dështim.

5 veprime që e “vrasin” moralin e ekipit

Shpërblimi i njerëzve të gabuar

Çdo kompani ka një person ose disa që njihen për paraqitje jo të mirë gjatë orarit të punës. Ndodhë që edhe këta punonjës njihen dhe eventualisht shpërblehen për përmbushjen e detyrave edhe pse në standard minimal. Kjo është një e mirë në nivel individual, edhe pse në shumicën e kohës është afatshkurtër, sepse anëtarët e tillë të kompanisë rrallë ndikohen nga shpërblimet. E kolektivisht shpërblimet ndaj tyre e “mbysin” moralin.

Moszbatimi i standardeve

Nuk është e mjaftueshme që udhëheqësit t’i plotësojë standardet e një organizate, ata duhet t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës, dhe jo vetëm kur i përshtaten atyre. Nëse ndodhë e kundërta, atëherë ato janë të pakuptimta.

Njerëzit që punojnë shumë

Njerëzit e talentuar natyrisht do të marrin ngarkesa të rritura të punës, por morali do të dëmtohet, nëse nuk ndihen të vlerësuar ose nëse ngarkesa e punës thjesht vazhdon të rritet. “Djegia” e punonjësve është një rrugë e shpejtë për ta “vrarë” moralin. Asgjë nuk i dobëson njerëzit e mirë, ashtu si mbingarkesa rutinore, përveç mbingarkesës pa ndonjë njohje, e që edhe kjo bën pjesë në kulturën e dobët.

Të pëlqyerit

Çdo udhëheqës do t’i ketë punonjësit e tij të preferuar të punës, kjo është diçka që vjen nga natyra e njeriut. Por të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Të gjithë duhet të vlerësohen në bazë të paraqitjes së tyre, jo në bazë të pëlqimeve. Pak gjëra ndikojnë në moralin e punonjësve në një mënyrë aq shkatërruese si një udhëheqës që ka te preferuar në punë dhe i favorizon ata në mënyrë të hapur. Kur ekziston një perceptim që dikush po përfiton nga një marrëdhënie personale me një udhëheqës, kjo gjeneron pakënaqësi dhe mosbesim.

Mikromenaxhimi

Ndoshta nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë ose më të shpejtë për të vrarë moralin e ekipit sesa përmes mikromenaxhimit. Mikromenaxherët i bëjnë 3 gjëra:

Nuk besojnë që mund ta bëni një punë
Mendojnë që nuk jeni të aftë
Nuk besojnë që mund ta bëni një punë më mirë se ata

Këto mbase deri diku mund të jenë të vërteta deri diku, por kjo nuk duhet ta mbajë larg një udhëheqës të mirë nga ndarja e detyrave dhe udhëzimeve. Punonjësit e mirë rriten përmes këtij procesi e nëse nuk ekziston atëherë ata do të largohen, dhe do të mbeteni me një ekip që jep rezultate të dobëta

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore