Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Njeriu e ka zhytur Tokën në epokën e gjashtë të shfarosjes

Njeriu e ka zhytur Tokën në epokën e gjashtë të

Rreth 65 milionë vjet pas shfarosjes së fundit masive, e cila shënoi fundin e dinosaurëve në planet, shkencëtarët po paralajmërojnë se jemi në grahmat e hershme të një tjetër ngjarje të tillë asgjësimi. Ndryshe nga çdo herë tjetër, kjo zhdukje e gjashtë masive, ose shfarosja e Antropogjenit është e vetmja e shkaktuar nga njerëzit dhe ndryshimi i klimës, shkatërrimi i habitateve, ndotja dhe industria.

Në fenomene të tilla, të paktën tre të katërtat e të gjitha specieve pushojnë së ekzistuari brenda rreth 3 milionë vjetësh. Disa shkencëtarë besojnë se me ritmin tonë aktual, ne mund të jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë shifër numër brenda pak shekujve.

Vetëm gjatë dekadave të ardhshme, të paktën 1 milion specie rrezikohen të zhduken, sipas një vlerësimi në një raport historik të botuar në 2019, por që shumë shkencëtarë e vlerësojnë si shumë optimist. Përpjekja për të parashikuar rezultatet e një kolapsi të plotë të biodiversitetit është pothuajse e pamundur, pasi ekosistemet janë tepër komplekse.

Megjithatë, shkencëtarët pajtohen se ka disa parashikime të qarta nëse zhdukjet vazhdojnë me këtë ritëm dhe të gjitha efektet janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën, si një domino.

"Gjëja e parë që do të shohim është se furnizimi ynë ushqimor fillon të zvogëlohet dukshëm, sepse shumë nga ushqimi ynë varet nga pllenimi", tha për DW Corey Bradshaw, një profesor i ekologjisë globale në Universitetin Flinders në Australinë Jugore.

Rreth një e treta e furnizimit me ushqim në botë varet nga pjalmuesit si bletët dhe nëse ato shuhen, rendimentet bujqësore mund të bien, shtoi ajo. Rreziku tjetër është shtimi i insekteve të dëmshme në bujqësi për shkak të pakësimit të zogjëve që ushqehen me ta. Fenomene masive të shkatërrimit të të mbjellave prej koloninve me karkaleca janë regjistruar tashmë në Indi, Kinë, Brazil e deri edhe në SHBA.

Po, ashtu edhe burimet e ushqimit përmes gjuetisë e peshkimit po shterohen gjithnjë e më shumë dhe sipas Bradshaw, kjo mungesë e sigurisë ushqimore, e cila gjithashtu do të lidhet me thatësirën dhe përmbytjet në rritje, do të godasë më rëndë rajonet më të varfra, veçanërisht Afrikën Sub-Sahariane dhe pjesë të Azisë Juglindore.

Këto fenomene dhe ngrohja globale që duket e pashmangshme do ta bëjnë Tokën një mjedis gjithnjë e më armiqësor për të mikpritur jetën. Prandaj, mund të thuhet me bindje se planeti ynë ka hyrë në epokën e gjashtë të shfarosjes dhe këtë herë si “vrasësit”, ashtu edhe “viktimat” jemi ne!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore