
Një vit punë nga shtëpia, Google përgatitet për të rikthyer punonjësit në zyrë
Google po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA.
Firma e teknologjisë do të lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia për më shumë se 14 ditë në vit nëse ata aplikojnë për një gjë të tillë. Google do të vazhdojë punën nga shtëpia deri në 1 shtator por do t’i lejojë punonjësit të kthehen vullnetarisht nga muaji tjetër.
Gjiganti i teknologjisë ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia kur pandemia goditi thuajse të gjithë botën vitin e kaluar. “Tani ka kaluar një vit që shumë prej nesh kanë punuar nga shtëpia dhe mendimi për t’u kthyer në zyrë mund të frymëzojë emocione të ndryshme,” shkroi të mërkurën në një email të kompanisë Fiona Cicconi, shefe e Burimeve Njerëzore të Google.
Google aktualisht po përgatitet për një rihapje të gjerë në shtator, kur punonjësit do të pritet të jenë në zyrë për të paktën tre ditë në javë. Deri atëherë, periudha fillestare e kthimit do të jetë vullnetare pasi zyrat hapen ngadalë me kapacitet të kufizuar, bazuar në disponueshmërinë e vaksinave dhe një prirje rënëse në rastet e Covid-19.

Parashikimi i motit/ Rikthehet moti me diell dhe rriten lehtë temperaturat
Historia e plotë >
Njihuni me vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët
Historia e plotë >
Ushqimet me vitaminë A/ Pse janë jetike për mbrojtjen e syve
Historia e plotë >

Njihuni me 8 përfitimet shëndetsore të mollës së sheqerit
Historia e plotë >

Parashikimi i motit/ Vazhdojnë reshje, por rriten lehtë temperaturat
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




