Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Një sy 3D / Aplikohet për herë të parë teknologjia te një pacient

Një sy 3D / Aplikohet për herë të parë teknologjia te

Një britanik bëhet personi i parë në botë që do të ketë një sy protezë të printuar 3D. Steve Verze e mori syrin të enjten në spitalin “Moorfields” të Londrës.

Mjekët thonë se syri 3D është më realistik se sa protezat tradicionale akrilike. Gjithashtu, ata thonë se kjo teknikë e re do të përgjysmojë kohën që u duhet pacientëve për t'u pajisur me protezën e tyre, nga gjashtë javë në tre të tilla.

“Unë kam pasur nevojë për një protezë që kur isha 20 vjeç dhe gjithmonë jam ndjerë i vetëdijshëm për këtë. Kur dal nga shtëpia, shpesh hedh një vështrim të dytë në pasqyrë dhe nuk më ka pëlqyer ajo që kam parë. Ky sy i ri duket fantastik dhe, duke u bazuar në teknologjinë e printimit dixhital 3D, do të bëhet gjithnjë e më mirë”, tha Verze, që është rreth 40 vjeç.

Për një protezë tradicionale, pacienti duhet t'i nënshtrohet një seance dyorëshe për të formësuar zgavrën e syrit, përpara se të vendoset proteza dhe më pas të ngjyroset. Profesori Mandeep Sagoo, konsulent okulist në Spitalin e Syve Moorfields tha se stafi ishte "i emocionuar" nga potenciali i një syri prostetik plotësisht dixhital.

“Shpresojmë që testet e ardhshme klinike do të na sigurojnë prova të forta për vlerën e kësaj teknologjie të re, duke treguar se çfarë ndryshimi bën për pacientët. Është e qartë se teknika 3D ka potencial për të reduktuar listat e pritjes", u shpreh ai.

Një sy 3D / Aplikohet për herë të parë teknologjia te
Steve
Verze, pacienti i parë me sy protezë të prodhuar me teknologjinë 3D

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore