Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Një dron shpëtues jetësh / Testohet “Lifesaver” që ndihmon njerëzit të mos mbyten

Një dron shpëtues jetësh / Testohet “Lifesaver”

Jo të gjithë mendojnë që të ndërtojnë dronë që vrasin njerëz, pra ata luftarakë. Prodhuesi i droneve, TEKEVER zbuloi planet për një dron të ri shpëtimi nga mbytja. Zbulimi u bë në konferencën ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Pajisjeve të Sigurisë në Londër.

I quajtur "Sistemi i Lifesaver në bord", një nga funksionet kryesore të dronit është lokalizimi dhe më pas hedhja e një gomoneje për njerëzit që ndodhen në situata të vështira në det.

Drejtori i Përgjithshëm i TEKEVER Ricardo Mendes deklaroi se "përtej zbulimit të njerëzve që janë duke u mbytur, ne tani mund të bëjmë menjëherë diçka për t'i ndihmuar".

"Ne kemi zhvilluar një sistem ku mund të vendosim të paktën gomone në mënyrë që ata të mund të dalin nga uji", shtoi shefi operativ Paul Ëebb.

Testimi për sistemin e ri u krye në brigjet e Portugalisë. Kompania po i ofron teknologjinë Shërbimit të Sigurisë Detare të Bashkimit Europian si një klient potencial.

Si funksionon?

Kamerat në dronin Lifesaver fotografojnë në fluturim zonën ku dyshohet se ka persona në rrezik. Nga atje, algoritmi i inteligjencës artificiale përcaktojë zona më specifike të interesit që kërkojnë një përgjigje të menjëhershme.

Një operator pastaj zmadhon zonën e interesit dhe verifikon nëse ate ka një person në ujë.

Algoritmi llogarit dhe studion nëse në zonë mund të hidhet një gomone dhe zgjedh vendin më të afërt dhe me më shumë probabilitet për të ndihmuar personin që është në rrezik. Algoritmi gjithashtu mund të llogarisë kushtet e motit dhe pengesat e mundshme, duke vendosur pajisjet e nevojshme të shpëtimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore