Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Një djalë artist i Osama bin Laden / Omar, piktori i fshehur në Francë

Një djalë artist i Osama bin Laden / Omar, piktori i fshehur në

Përgjatë të gjithë jetës së tij, kryeterroristi famëkeq, Osama Bin Laden u martua me gjashtë gra, ndërsa numri i saktë i fëmijëve që pati nga këto martesa nuk dihet ende.

Përflitet se themeluesi i Al-Kaedas dhe organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit mbi kullat binjake në Nju Jork ka lënë pas nga 20 deri në 26 fëmijë, meshkuj e femra bashkë.

E me babain prej vitesh si njeriu më i kërkuar në botë, pjesa më e madhe e fëmijëve të tij u përpoqën që të kenë një jetë normale, disa në Perëndim, të tjerë në Lindjen e Mesme dhe në Arabinë Saudite.

Në Perëndim ka “mbirë” Omar, djali artisti i Osama Bin Laden...e kur themi artist e themi në kuptimin e parë të fjalës.

Omar Bin Laden është piktor që jeton prej vitesh në një qytezë të vogël në Normandi, larg terrorit. Ai u zhvendos në Domfront en Poiraie fill pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke zhvilluar një jetë të qetë në mes të komunitetit lokal.

Të ardhurat i siguronte nga arti. Pikturat i shiste kryesisht në Paris në siglën OLB. Disa vepra të tij janë reflektime të revoltës kundër dhunës e terrorit. Të shumtë ishin ata që bënin shaka me këtë sigël pas blerjes së pikturave, duke thënë se “ishin piktura të Osama Bin Laden”, pa e ditur se ato ishin vërtetë të një pasaardhësi të kryeterroristit.

Osama Bin Laden u vra në vitin 2011 në Abotabad të Pakistanit pas një operacioni të forcave speciale amerikane për kapjen e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore