Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Nikolica e Devollit, fshati me katër shtëpi në pritje të zhvillimit (VIDEO)

Nikolica e Devollit, fshati me katër shtëpi në pritje të

Një fshat kufitar, ku rruga zor s’e mund të binte veçse në rastet e tentativave të arratisjes drejt shtetit fqinj, Greqisë, në fillim të tranzicionit demokratik, pas periudhës më të errët që ky vend përjetoi gjatë pavarësisë e tij. Dikur, thonë se ka qenë një qytet, i cili u shua përgjatë pushtimit osman. Sot, aty jetojnë vetëm katër familje.

Përgjatë këtij rrugëtimi të radhës, Ilnisa Agolli na rrëfen jo pak, për kohën e shkëlqimit dhe rënies që e shoqëroi vite me radhë. E megjithatë, sytë duket se po hapen për këtë fshat malor dhe vëmendja po zgjohet, duke bërë të mundur shtrimin e një komunikimi mes tij dhe shqiptarëve. Rruga e cila për vite të tëra mungonte, po shtrohet dhe xha Bajrami duket kaq entuziast kur na flet. Zhvillimi ekonomik, turistik e shoqëror pritet ta kthejë Nikolicën më afër qytetit. Sikundër, Dardha! Është shumë interesant ky dokumentar. I qetë dhe i bukur.

Qëlluan vetëm dy familje atë ditë. Katër banorë! Si jetojnë? Ç’thonë? Sa ka ndikuar vetmia në vitet e tyre, pa njerëz, pa rrugë, veç me blegtori …aty poshtë oborrit të Gramozit? Po historitë që rrëfejnë cilat janë? Shihni videon e plotë:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore