Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Ngordh miu “hero” i nderuar me medalje ari, për nuhatjen e mbi 100 minave tokësore

Ngordh miu “hero” i nderuar me medalje ari, për nuhatjen e mbi

Magawa, miu i famshëm i minave, ka ngordhur pas 8 vitesh jetë.

Bëhet me dije se miu u nderua me një medalje ari për heroizmin e tij.

Sipas mediave të huaja, për 5 vite brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.

Magawa ishte miu më i suksesshëm i trajnuar nga shoqata bamirëse belge Apopo për të paralajmëruar punonjësit për minat, në mënyrë që ato të hiqen në mënyrë të sigurt. Organizata bamirëse tha se miu gjigant afrikan "u nda nga jeta në mënyrë paqësore" në fundjavë.

Ai tha se Magawa ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe "kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar duke luajtur me entuziazmin e tij të zakonshëm". Por nga fundjava ai “ngadalësoi ritmin”, ndërsa hante më pak ushqim ditët e tij të fundit.

Miu peshonte 1.2 kg dhe ishte 70 cm i gjatë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore