
Nga ngacmimet seksuale, psikologjike e fizike. Studimi: Dhuna në punë është shumë e përhapur
Sipas një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, pothuajse një në pesë punonjës në mbarë botën është i prekur nga dhuna në punë. ILO njofton për forma të ndryshme të dhunës.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është ankuar këto ditë shumë qartë për dhunën dhe ngacmimin e përhapur në punë. Në një anketë të bërë me punonjës nga shumë vende të botës, pothuajse 23 për qind prej tyre deklaruan se ishin sulmuar psikologjikisht, fizikisht ose seksualisht në vendin e punës.
Sipas studimit, të cilin organizata speciale e OKB-së e përgatiti së bashku me fondacionin shkencor britanik Lloyd’s Register Foundation dhe institutin e kërkimit të opinionit Gallup, vetëm gjysma e viktimave i ka treguar dikujt për këto gjëra – pra i kanë treguar grave apo burrave të tyre. Të tjerët mendonin se ishte një “humbje kohe” nëse merrem më tej me këto akte ose kishin frikë për reputacionin e tyre në vendin e punës dhe në shoqëri.
Forma më e shpeshtë e sulmeve ishte dhuna psikologjike dhe ngacmimi seksual: Rreth 18 për qind e të anketuarve përjetuan fyerje, ngacmim ose frikësim. Dhuna fizike, si rrahja apo pështyrja, u rendit në vendin e dytë me 8,5 për qind. Rreth gjashtë për qind raportuan sulme seksuale, duke filluar me komente dhe fjalë të turpshme. “E dhimbshme”
Ngacmimet seksuale në punë
Më shumë se tre nga pesë viktima raportuan se kishin përjetuar në mënyrë të përsëritur sulme dhe ngacmime të ngjashme në punë. “Është e dhimbshme të mësosh se njerëzit përballen me dhunë dhe ngacmime jo vetëm një herë, por disa herë në jetën e tyre të punës”, tha zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e ILO, Manuela Tomei në Gjenevë.
Studimi bazohet në anketat e kryera në vitin 2021 me gati 75.000 punonjës të moshës 15 vjeç e më shumë. Anketa është kryer në 121 vende dhe rajone të ndryshme të botës. Sipas ILO, ky është sondazhi i parë i këtij lloji, me përmasa kaq të mëdha. /DW/


Kujdes! Mos bëni këto gabime pas ndarjes...
Historia e plotë >

Gjithçka që duhet të dini për 'Liqenin Rozë' e zbuloni këtu!
Historia e plotë >
Njihuni me shenjat e zodiakut që adhurojnë të debatojnë me zë të lartë!
Historia e plotë >
Mund të shfaqen edhe në të njëzetat! Këto janë SHENJAT e para të sklerozës
Historia e plotë >
E konsumojmë për të na dhënë energji, por a ka vërtet këtë efekt kafeja?!
Historia e plotë >

Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




