Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Nga nesër me çadër me vete, java që vjen sjell ulje temperaturash, shi e reshje dëbore

Nga nesër me çadër me vete, java që vjen sjell ulje

Në ndryshim nga ditët e kaluara, java që vjen do të sjellë një përkeqësim të motit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e hëna do të nisë me kthjellime, por më pas do të kemi një dendësim të vranësirave, që do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu.

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës, në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut.

Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohshme.

Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes, ndaj, veç çadrave, javën që vjen bëhuni gati të visheni me veshje dimërore.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore