Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Nga Londra në Nju Jork për tre orë?! Supersoniku gati për fluturim në 2021

Nga Londra në Nju Jork për tre orë?! Supersoniku gati për

Mbi 50 vjet pasi Concorde u ngrit për herë të parë në qiell, një avion krejtësisht i ri supersonik po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë. Start up-i me bazë në Denver, Boom Supersonic njoftoi se do të nxjerrë XB-1, një prototip i parë i avionit të tij të ardhshëm komercial supersonik Overture. Fluturimet e provës nisin në 2021.

Lëvizja do të ndihmojë t`i hapet rruga fluturimeve të para komerciale supersonike që prej kohës kur avioni legjendar Concorde bëri fluturimin e fundit në 2003."XB-1 është hapi i parë për të rikthyer udhëtimin supersonik në botë," tha Blake Scholl, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i CEO i Boom Supersonic.

“Fluturimet me dyfishin e shpejtësisë do të thonë se ne mund të udhëtojmë më shpejt dhe më larg, duke afruar më shumë njerëzit dhe kulturat”, shtoi ai.

Sipas Scholl, qëllimi i XB-1 është të demonstrojë dhe testojë  "teknologjitë kryesore" për Overture, siç është ndërtimi i avancuar i fibrave të karbonit dhe aerodinamika me efikasitet të lartë kompjuterik. Kompania publikoi gjithashtu imazhe të avionit eksperimental, të përshkruar si "si avioni më I shpejtë privat i ndërtuar ndonjëherë në histori”, ndërsa konsiderohet dhe i sigurt për ambientin dhe “ekonomikisht i qëndrueshëm”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore