Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi...”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’

“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga

Është publikuar historia e panjohur të familjes Gjura, me oriogjinë nga Reçi i Dibrës, të cilët gjatë kohës së Monarkisë së Zogut shërbyen si ushtarakë në rradhët e Xhandarmërisë dhe në prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj vëndit tonë, Adem dhe Shaban Gjura, u nisën për në Durrës, pasi më parë ishin armatosur në Mat nga Haxhiu i Sul Kurtit.  

Inkuadrimi i dy vëllezërve Gjura në rradhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare gjatë periudhës së pushtimit nazi-fashist të vëndit, pas thirrjes që i’u bëri Regjenti Mehdi Frashëri ish-ushtarakëve të Monarkisë për t’u paraqitur në detyrë dhe rreshtimi përkrah forcave të Legalitetit nën komandën e Abaz Kupit.

Refuzimi i tyre për të marrë detyra dhe funksione të larta pas mbarimit të Luftës në qeverinë komuniste dhe dalja në mal në arrati për të organizuar rezistencën antikomuniste së bashku me disa prej krerëve kryesore të parisë nacionaliste si Muharrem Bajraktari etj. Arratisja e dy vëllezërve Gjura nga Shqipëria dhe inkuadrimi i Ademit në “Kompaninë 4000” në Republikën Federale Gjermane, ku pas disa muajsh stërvitje nga ushtarakët anglo-amerikanë, ai u nis me mision sekret në Shqipëri, duke u hedhur me parashutë në malet e Lurës së rrethit të Dibrës.

Ishte fillimi i nëntorit i vitit 1950, kur një aeroplan i vogël, i Shërbimeve Sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i nisur nga baza e stërvitjes e koduar me emrin “Kompania 4000”, që ndodhej diku në periferi të Mynihut të Gjermanisë Federale, pasi kaloi hapsirën ajrore mbi detin Adriatik, mori drejtimin për nga malet e Dibrës, mbi pyjet e zonës së Lurës. Pas dy tre xhiro rrotullimesh në atë errësirë të natës mbi vendin e quajtur Fusha e Madhe e Lurës në fshatin Selishtë, nga aeroplani i vogël, u hodhën një grup parashutistësh që komandoheshin nga Adem Gjura, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria që pas ardhjes së komunistëve në pushtet në vitin 1945. Kush ishte Adem Gjura, cila ishte e kaluara e tij dhe me çfarë misioni vinin ata në Shqipëri?

“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga

Familja Gjura nga Reçi i Dibrës

Ademi dhe kushëriri i parë i tij Shaban Gjura, u lindën në vitin 1910-të, në krahinën e Reçit të Dibrës, prej nga është dhe origjina e asaj familje të njohur si shtëpi pleqsh, në të gjithë zonën. Babai i Ademit, Hysen Shabani së bashku me Brahim Gjocin e Lurës dhe Halil Menën, ka qenë i njohur si prijs i zonës së Reçit në luftrat kundër serbëve, që tentonin të kalonin këtej lumit Drin. Aty nga fillimi i viteve ‘30-të, duke qenë se familja Gjura ishte mbështetëse e Monarkisë së Zogut, dy djemtë e kësaj familje Ademi dhe Shabani, u dërguan në Tiranë për të vazhduar shkollën e nënoficerëve. Pas mbarimit të asaj shkolle, Ademi me Shabanin punuan për disa kohë në armën e Xhandarmërisë në Tiranë. Në ditët e para të prillit të vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë, Ademi me Shabanin, e me disa fshatarë të tjerë nga Reçi, pasi u furnizuan me armatime nga Haxhiu i Sul Kurtit në Mat, u nisën për të luftuar në Durrës nën komandën e major Abaz Kupit. Lidhur me këtë dhe periudhën e pushtimit fashist deri ditën që ata të dy dolën në mal si antikomunistë, në kujtimet e tija Shabani ka shkruar: “Asokohe unë me Ademin ishim në shtëpi me leje të zakonëshme, pasi akoma shërbenim në armën e Xhandarmërisë. Porsa morëm vesh lajmin se vendi po pushtohej, u nisëm për të luftuar në Durrës, por kur arritëm në Tiranë, pamë se gjithshka kishte mbaruar dhe kështu u detyruam të ktheheshim mbrapsht në Gjurrë Reç.

Pasi qëndruam disa kohë aty, së bashku me Ademin dhe disa të tjerë kemi dalë në mal dhe ndonëse në mënyrë sporadike e të paorganizuar në një territor të kufizuar lokal, si nacionalistë që ishim, kemi luftuar kundër pushtuesëve italianë. Në vitin 1941, Ademi u mobilizua dhe në luftën italo-greke në krye të një kompanie, ku e braktisi frontin, duke mos dashur të luftonte kundër grekëve. Në vitin 1943, kur Regjenca e Mehdi Frashëri, lëshuan urdhërin që të gjithë ushtarakët e kohës së Zogut, duhet të paraqiteshin në detyrë se përndryshe do të merreshin masa për t`ju internuar familjet, Ademi u paraqit pranë Komanadës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe e caktuan me detyrën e Postkomandantit të Kalasë së Dodës me gradën e Marshallit. Këtë detyrë Ademi, e ka kryer për pak kohë, pasi në kushtet e rrethanat në të cilat ndodhej për të kryer atë llojë shërbimi, ai largohej herë pas here duke u bashkuar me forcat e Abaz Kupit, ku ka marrë pjesë dhe në mbledhjen e zhvilluar tek Guri i Vashës, me parinë e Veriut dhe në atë të Mukjes, si përfaqsues i zonës sonë. Më pas Ademi e dorëzoi atë detyrë dhe doli në mal e u bashkua me forcat nacionalistë të krahinë së Dibrës, për të luftuar kundër pushtuesëve të tjerë, gjermanëve”.

“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga

Në mal kundra komunistëve

Pas mbarimit të luftës dhe me ardhjen në fuqi të komunistëve, Ademi me Shabanin u detyruan që të arratiseshin në mal, pasi nuk u pajtuan me politikën e tyre. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija Shabani ka shkruar: “Unë me Ademin, ishim gjithnjë kundërshtarë të vendosur të regjimit komunist dhe si të tillë, me ardhjen e komunistëve në pushtet, u detyruam që të arratiseshin përsëri në mal, duke e konsideruar vendin të paçliruar. Përpara se të ndërrmernim këtë veprim, komanda dhe udhëheqja komuniste e Dibrës, na thirrën mua dhe Ademin, e na kërkuan që të bashkpunonim me ta, duke na afruar dhe detyra shumë të rëndësishme në rreth. Ne nuk pranuam asnjë lloj kompromisi në këtë drejtim dhe si pasojë, aty nga fillimi i vitit 1945 u detyruam që të dilnim malit në arrati. Lajmin e largimit tonë e mori vesh e gjitha krahina dhe komunistëve kjo gjë ju ra si bombë, e për të fshehur të vërtetën, ata e paraqitën arratisjen tonë si për probleme hasmërie. Menjeherë pas kësaj, më 12 maj të vitit 1945, forcat komuniste shkuan në Gjurrë Reç dhe i dogjën shtëpitë tona, pasi i kishin plaçkitur më parë gjithë pasurinë dhe internuan në Berat familjen time e të Ademit, të cilat jetonin në kushte ç’njerzore. Si rezultat i kësaj, aty në lagjen Murat-Çelepias, vdiqën nga uria Skënderi, djali i Ademit dhe dy vajzat e mija Beglia e Nuria. Unë dhe Ademi kemi qëndruar në mal për afro një vit, së bashku me Sali Dodën, Xhemë Dullën, Murat Shehun, Myrteza Haxhinë (nga Puka) e disa të tjerë. Gjatë asaj kohe kemi vuajtur shumë, pasi ndiqeshim këmba këmbës nga forcat e ndjekjes. Grupin tonë e drejtonte Adem Gjura dhe qëndronim vazhdimisht të ndarë, duke u bashkuar rrallë me forcat e Muharrem Bajraktarit, për të bashkrenduar veprimet kundra forcave komuniste”.

Arratisja për në Greqi

Ademi, me kushëririn e tij Shaban Gjurën dhe pjestarët e tjerë të grupit antikomunist që ishin bashkuar me ta, pasi qëndruan për disa kohë në arrati nëpër male, vendosën që të largoheshin nga Shqipëria. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija, midis të tjerash Shabani ka shkruar: “Meqënse e kishim shumë të vështirë për të qëndruar nëpër male, nga ndjekjet e forcave të Sigurimit të Shtetit dhe nga mungesa e ushqimeve, në gushtin e vitit 1946, pasi u bashkuam me forcat e Muharrem Bajraktarit, morëm rrugën për t`u larguar jashtë Shqipërisë. Largimin tonë e bëmë përmes Maqedonisë, nëpërmjet një itinerari tepër të vështirë, ku na u vranë dhe na u plagosën shumë vetë. Kur jemi nisur për të kaluar kufirin shtetëror për në Maqedoni, kemi qenë 50-të vetë dhe kur kemi mbërritur përfundimisht në Greqi, kemi mbetur gjallë 26 gjithsej. Nga grupi ynë mbetën të vrarë Nebi Seda dhe Sali Doda, kurse të tjerët ishin nga grupi i Muharrem Bajraktarit. Edhe pas mbërritjes në Greqi, peripecitë tona nuk mbaruan, sepse u vendosëm nëpër kampe, ku kushtet e jetesës ishin shumë të vështira. Pas disa kohësh, ne filluam të shpërndaheshim nëpër shtete të ndryshme të botës si azilantë politikë. Unë me Ademin dhe disa të tjerë vendosëm që të shkonim në Itali, ku mendonim të gjenim kushte më të mira. Gjatë periudhës së qëndrimit në Itali, pas shumë bisedimesh që bëmë me Profesor, Gaqo Gogën, (sekretarin e Abaz Kupit), konkluduam që Ademi të ngarkohej për të formuar një kompani, me shokët e miqtë tanë që ishin refugjatë politikë në disa shtete të Europës. Ky mendim i Gaqos dhe i Ademit, u prit mjaft mirë nga anglo-amerikanët, të cilët ranë dakort për ngritjen e kompanisë dhe financimin e qëndrës stërvitore e cila do të instalohej në Mynih të Gjermanisë Federale”.

Në “Kompaninë 4000”, në Republikën Federale Gjermane

Sipas planeve të anglo-amerikanëve, që kishin si qëllim rrëzimin dhe përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, Shërbimet Sekrete të këtyre dy vendeve, organizuan në Gjermani, Maltë, Qipro, Greqi dhe Itali, disa qëndra stërvitore për përgatitjen e një numëri të madh refugjatësh politikë, të cilët ishin larguar nga Shqipëria mbas vitit 1944. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija, Shabani shkruan: “Organizimi i qëndrave stërvitore u bë nga ushtarakët briotanikë dhe amerikanë, si dhe drejtues të rrymave të ndryshme politike shqiptare që ishin në mërgim politik si “Legalitetit”, “Ballit Kombëtar” dhe “Bllokut Indipendent”. Në këto grupime të këtyre tre rrymave politike, rëndësia e stërvitjes që zhvillonim ishte shumë e madhe, pasi bëhej fjalë për një sulm të mundëshëm në Shqipëri, ku me mbështetjen e anglo-amerikanëve, do të rrëzohej regjimi komunist i Enver Hoxhës. Unë dhe Ademi u caktuam në bazën stërvitore të Mynihut në Gjermani, e koduar me emrin “Kompania 4000”, ku Ademi ishte nënkomandant i forcave zogiste që merrnin pjesë në këtë grupim që komandohej nga kolonel Xhemal Laçi dhe drejtimi i përgjithshëm nga gjeneral Abaz Kupi. Pas një stërvitje speciale të gjatë, nën drejtimin e ushtarakëve anglo-amerikanë, Ademit ju ngarkua detyra për të drejtuar veprimet e grupit që do desantonte në Shqipëri”.

Me parashutë në Lurë

Sipas planit të Shërbimeve Sekrete anglo-amerikane, Adem Gjurës dhe disa shqiptarëve të tjerëve ju caktua misioni i zbarkimit me parashuta në malet e Veriut të Shqipërisë, ku mendohej të niste organizimi i rezistencës antikomuniste që do të çonte në rrëzimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Në nëntorin e vitit 1950-të, forcat që drejtoheshin nga Adem Gjura, ju dha urdhëri për të zbarkuar në malet e Martaneshit. Por gjatë asaj kohe që zhvillohej stërvitja, Ademi e kishte kuptuar se në realizimin e atyre misioneve, kishte diçka që nuk shkonte dhe ai ishte i qartë se aty kishte tradhëti. Nisur nga kjo gjë, ai nuk pranoi të zbarkonte në Martanesh, aty ku kishte porosinë nga drejtuesit e tij, por ai u hodh me parashutë në vendin e quajtur Fushë-Lurë, afër fshatit Selishtë të Dibrës. Unë nuk kam qenë me grupin e Ademit, (isha caktuar me një mision tjetër që do të zbarkonim më pas me një nëndetëse afër Kepit të Rodonit) por siç më ka treguar vetë Ademi, gjatë zbarkimit, ai ra në përpjekje me Forcat e Ndjekjes, ku u plagos dy herë.

Ai ra mbi një pemë dhe pasi preu litarët, u bashkua me shokun e tij, Sali Dalliun, e shkuan për tu strehuar tek stani i Sul Metës. Gjatë zbarkimit me parashuta, Forcat e Ndjekjes që kishin rrethuar vendin, (pas plagosjes së Ademit), vranë dhe dy shokë të tij, e kapën rob Selim Dacin dhe Iliaz Toptanin. Megjithse i plagosur, Ademi me Sali Dalliun shkuan në Lurë, dhe u strehuan afër shtëpisë së tij në fshehtësi të plotë tek shpella e Mullinit të Gjurës, ku gruaja e Ademit (Xhevairja) i furnizonte me bukë. Nga ndjekjet e forcave të Sigurimit që kishin rënë në gjurmët e tyre dhe kishin rrethuar të gjithë fshatin, Ademi me Saliun u larguan për në fshatin Arrën të Kukësit, tek e motra e tij, Shkurte Gjura, që ishte e martuar aty. Pas shtatë ditësh qëndrimi atje, ata u detyruan të largohen, sepse u ndodhën nën rrethimin e forcave të Sigurimit. Më pas ata shkuan në fshatin Vilë të Kukësit, tek shtëpia e Avdulla Dragjoshit, i cili i mbajti brenda në shtëpi për tre ditë”, kujton Shabani peripecitë e Ademit dhe shokëve të tij gjatë zbarkimit me parashuta në malet e Lurës. Duke mos pasur asnjë rrugëdalje tjetër, të ndjekur këmba-këmbës nga forcat e Sigurimit, Ademi me Saliun vendosën që të largoheshin përsëri nga Shqipëria për në Jugosllavi. Deri në afërsi të kufirit shtetëror, ata i përcolli miku i tyre, Avdulla Dragjoshi.

Ademi në New York, Shabani në Tiranë! 

Pas kalimit të kufirit e daljes në Jugosllavi, Ademi me Sali Dalliun u kapën nga forcat e UDB-së, e cila përdori ndaj tyre tortura të tmershme për t`i rekrutuar që ata të punonin për llogari të saj. Ademi u dënua me 17 vite burg, pasi nuk pranoi të vihej në shërbim të tyre, të cilat i vuajti në Shabaç e Jergovaç të Jugosllavisë. Pas daljes nga burgu në 1967-ën, Ademi emigroi në Itali dhe më pas, me ndihmën e kushëririt të tij Shabanit, (i cili pas prishjes së qëndrës sëtrvitore të “Kompanisë 4000”, në vitin 1954, ishte larguar nga Gjermania për në SHBA-ve.) u vendosën të dy në New York. Ademi ndërroi jetë në vitin 1985 në New York, kurse Shabani mundi që të kthehej përfundimisht në Shqipëri, tek familja e tij, të cilën nuk e kishte parë që nga viti 1946, kur ai u arratis maleve të Dibrës. Djalin e tij Ramadanin, që e kishte lënë fare të vogël, e gjeti 46 vjeç, por nuk mundi që të shikonte, dy vajzat Beglijen e Nurijen, të cilat i vdiqën nga uria gjatë kohës së internimit në lagjen Murat-Çelepias të qytetit të Beratit, për të cilat vëllai i tyre Ramadani dëshmon: “Nuk kishim qefin për t’i varrosur dhe nëna grisi çarçafin e jorganit të vetëm që kishim për ti mbuluar ato”. /Memorie.al

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore