
Rreth 13 dollarë për një kg qepë. Ky është çmimi stratosferik i këtij produkti në Filipine kohët e fundit. Qepa kushton aktualisht më shumë se mishi në vendin aziatik dhe është kthyer në luks për shumë konsumatorë. Rizalda Maunes, pronarja e një picerie në qytetin Cebu, thotë për BBC se më parë blinte 3-4 kg qepë në ditë, sot blen vetëm gjysmë kg.
Edhe klientët tanë na mirëkuptojnë kur nuk i hedhim shumë qepë picave. E dinë situatën, pasi edhe në shtëpitë e tyre e kanë ulur shumë përdorimin e qepës nëpër gatime.
Çmimi i lartë i qepës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të ushqimeve të rrugës, që në Filipine janë shumë të kërkuara nga vendasit dhe turistët. Perimet e skuqura, mishi dhe frutat e detit shërbehen me qepë dhe uthull.
Qepët janë baza e pjatave tona. Ato i japin shije dhe ëmbëlsojnë ushqimet tona të kripura. Na vjen mirë që qeveria po merr masa për të ndalur rritjen e çmimeve.
Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe ministër i Bujqësisë, e ka cilësuar rritjen e çmimeve “emergjencë kombëtare”. Së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%. Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë.
Vetitë e qepëve janë të gjithanshme dhe shumë të fuqishme, prandaj mund të përfshihet ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Të gjitha llojet e qepëve janë të shëndetshme. Grekët e konsumonin shpesh sepse besonin se pastronte gjakun nga toksinat, gjë që është vërtetuar nga shumë studime sot, si dhe vetitë e tjera kuruese.

Jeni bërë nënë në moshë të re?! Ja 4 këshillat që ju nevojiten...
Historia e plotë >
Ka disa arsye pse njerëzit janë të fiksuar pas astrologjisë!
Historia e plotë >
Për herë të parë një orkestër do të drejtohet nga roboti!
Historia e plotë >



Besoni te shpirti binjak? 11 shenja që ju ndihmojnë të njihni atë
Historia e plotë >
Keni mungesë hekuri në trup? Zbuloni pasojat në shëndetin mendor
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >