Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Në dasmën e djalit, nëna zbulon që nusja ishte vajza e saj e humbur

Në dasmën e djalit, nëna zbulon që nusja ishte vajza e saj e

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të saj se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh.

Nëna arriti ta identifikojë vajzën e saj gjatë ceremonisë nga një shenjë lindjeje në dorë. Daily Mail shkruan se dasma kaloi në planë të dytë pasi nëna dhe vajza e saj u përqafuan pas shumë vitesh të ndara.

Megjithatë, dasma vazhdoi normalisht më tej pasi nëna e kishte birësuar djalin, pasi dëshpërimisht kishte kërkuar për vite me radhë për vajzën e saj të vetme.

Nëna pyeti prindërit e vajzës, të cilët pranuan se e kishin adoptuar fëmijën rreth 20 vite më parë kur e kishin gjetur atë në anë të një rruge.

Kur dëgjoi historinë, nusja shpërtheu në lot dhe e përshkroi momentin e takimit me nënën e saj biologjike si më të lumturin se edhe vetë dita e saj e dasmës.

Në dasmën e djalit, nëna zbulon që nusja ishte vajza e saj e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore