Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Ndodh në Danimarkë / Muzeu e pajton për një ekspozitë, artisti “merr paratë dhe ja fut vrapit”

Ndodh në Danimarkë / Muzeu e pajton për një ekspozitë,

Një muze danez kërkon nga një artist të kthejë që kishte pajtuar për rikrijimin e disa veprave të vjetra të artit që të rikthejë 70 mijë eurot e marra për këtë projekt, pasi ai në vend të veprave dorëzoi kanavasët me fushë të bardhë duke i titulluar: "Merr paratë dhe vrapo".

Artisti danez, Jens Haaning u kontaktua nga Muzeu Kunsten në Aalborg. Atij iu kërkua të riprodhonte dy nga veprat e tij që përfaqësonin pagën vjetore në Danimarkë dhe Austri. Por, artisti i futi në xhep paratë dhe prodhoi kanavasë të zbrazëta.

Reagimi i muzeut deri më tani ka qenë i përzier.

"Ai na ngacmoi pak, por edhe unë qesha, sepse ishte vërtet humoristike", tha Lasse Andersson, drejtor i muzeut në qytetin e Aalborg, për programin Newsday të BBC.

Megjithatë, Andersson ishte i qartë se paratë duheshin paguar kur të përfundonte ekspozita. "Janë paratë e muzeut dhe ne kemi një kontratë që thotë se paratë do të paguhen më 16 janar", tha ai.

Por, artisti Haaning, 56 vjeç është zotuar të mbajë parapagesën që ka marrë. "Puna është se unë i kam marrë paratë e tyre”, tha ai për mediat daneze.

"Unë inkurajoj njerëzit e tjerë që kanë kushte të mjerueshme pune si unë që të bëjnë të njëjtën gjë" tha ai, duke shtuar se rikrijimi i veprave të tij të së kaluarës do t'i kishte kushtuar jo më shumë se 5 mijë euro.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore