Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

NASA do të hetojë “Trojanët” e Jupiterit

NASA do të hetojë “Trojanët” e Jupiterit

NASA hodhi në hapësirë një sondë me mision studimin e dy grupeve asteroidësh që orbitojnë rreth Jupiternit.

Shkencëtarët besojnë se këta asteroidë janë mbetjet më të hershme të sistemit tonë diellor dhe një ndihmë e fyer në përpjekje për të zbuluar misterin se krijimit të këtij sistemi.

Misioni është pagëzuar me emrin “Lucy”, ashtu si fosili i një njeriu prehistorik të gjetur në Afrikë, e që ka ndihmuar paleontologët që të ndërtojnë teori më të sakta të evolucionit të njerëzimit në Tokë.

Të njëjtën gjë shpreson që NASA do të mësojë edhe nga asteroidët që vërtiten rreth Jupiterit. Sonda “Lucy” do të vendoset në orbitën e Jupiterit, nga ku sipas planit do të bjerë në kontakt me të paktën 7 asteroidë, që NASA i quan “Trojanë”.

Misioni parashikohet që të zgjasë 12 vite dhe të kushtojë rreth një miliardë dollarë.

Asteroidet trojanë udhëheqin ose ndjekin Jupiterin në orbitën e tij me rreth 60 gradë. Ata qëndrojnë në orbitë falë balancës që krijohet nga përplasja e fushave gravitacionale të Jupiterit dhe Diellit. Pikërisht kjo bën shkencëtarët të besojnë se këta asteroidë nuk janë “endacakë”, por ndodhen në këto pozicione në hapësirë që prej krijimit të sistemit diellor.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore