
Mungesa e fuqisë punëtore, robotët do të vihen në punë për të vjelur!
Inxhinierja mekanike Josie Hughes është angazhuar në krijimin e një roboti që mund të asistojë në vjelje. Roboti i saj, mund të mbledhë mjedra me ndihmën e inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në bërjen e bujqësisë më efikase dhe me kosto efektive, si dhe në zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore.
Hughes thotë për CNN se avantazhet e tyre nisin me faktin që mund të punojnë për 24 orë në ditë pa u lodhur.
Ata ofrojnë po ashtu një proces më të saktë vjeljeje, i mbledhin kokrrat vetëm kur ato të jenë të pjekura, gjë që mund të reduktojë mbetjet dhe të përmirësojë cilësinë. Robotët gjithashtu mund të mbledhin të dhëna krahas korrjes për shembull, informacion për fermerët për sasinë e frutave ose cilësinë e tyre.
Pse pikërisht mjedrat? Josie Hughes shpjegon se ato janë një frut i brishtë që dëmtohen lehtësisht.
Nëse ushtrojmë shumë forcë mund t’i shtypim dhe megjithatë na duhet forcë e mjaftueshme për t’i hequr ato nga trupi i bimës ku rriten. Për më tepër, forca duhet të rregullohet gjatë gjithë lëvizjes së vjeljes, pasi fruti bëhet më pak i ngurtë sapo të dalë nga bima.
Pritet që roboti i mjedrave të jetë gati për përdorim në 2 apo 3 vitet e ardhshme, ndërsa deri më tani makineria është optimizuar për saktësi dhe jo për shpejtësi. Rikujtojmë, se roboti më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar dhe zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse. Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit. /TAR/



Besoni te shpirti binjak? 11 shenja që ju ndihmojnë të njihni atë
Historia e plotë >
Keni mungesë hekuri në trup? Zbuloni pasojat në shëndetin mendor
Historia e plotë >
Ilaçi i ri për të trajtuar varësinë nga marijuana rezulton…
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

