Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Mos ndoshta kufjet po ju dëmtojnë dëgjimin?

Mos ndoshta kufjet po ju dëmtojnë dëgjimin?

Nëse jeni nga ata persona që pjesën më të madhe të ditës e kaloni me kufje në vesh, me siguri e pyesni veten nëse jeni duke bërë ndonjë mëkat me veshët apo jo. Sa na dëmtojnë kufjet?

Nëse ia ngrini vazhdimisht volumin telefonit,  është e mundur t'ju shkaktohet humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Mekanika e thjeshtë zhvillohet kështu: Kur një goditje e vetme e një zhurme shumë të fortë udhëton në kanalin tuaj të veshit, përplaset në daullen e veshit.

Daullja dridhet, duke nisur dridhje edhe në muskujt e vegjël në veshin e mesëm, të cilat krijojnë valë me lëng në një strukturë të thellë të quajtur koklea. Këto valë lëvizin qime mikroskopike, të cilat e konvertojnë zhurmën në impulse elektrike që shkojnë në tru, duke i treguar atij se çfarë po dëgjoni. Valët e mëdha mund të dëmtojnë qimet e vogla dhe ato nuk rriten më kurrë.

Për ta krahasuar, ekspozimi i gajtë dhe i përsëritur ndaj zhurmave mbi 85 decibel shkakton humbje të dëgjimit. 

Humbja e dëgjimit të induktuar nga zhurma nuk çon në shurdhërim të vërtetë, por mund të shkaktojë dëm permanent. Nëse e gjeni veten në vështirësi për të dëgjuar bisedat, ose e ngrini shumë zërin e televizorit, është një shenjë që tregon se e keni tepruar me përdorimin e kufjeve. Mënyra më e mirë për të ruajtur veshët, është ta mbani volumin në nivele të arsyeshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore