
Mitropolia e Korçës rikthen Katedralen e vjetër të qytetit (FOTO)
Kisha "Burimi Jetëdhënës" apo e njohur ndryshe si Katedralja e Korçës, një prej ndërtesave më të vjetra në këtij qyteti, pritet që së shpejti të rikthehet në identitet.
Kjo ndërtesë, e cila prej shekujsh ka qënë simboli i besimit ortodoks jo vetëm për qytetin e Korçës, por për komunitetin e krishterë, ishte kthyer në muzeun e artit mesjetar në kohën e diktaturës.
Me fondet e siguruara nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, si dhe nga ndihmat e besimtarëve, ka nisur rikthimi në identitet i kësaj godine. Së shpejti pritet që të përfundojnë punimet duke i rikthyer jo vetëm Korçës, por edhe vendit, një nga tempujt më të rëndësishme të besimit fetar.
Kjo kishë e ndërtuar më 1720, përfshinte një asamble godinash që administroheshin nga Kisha si shkolla, kolegje apo dhe institucione bamirësie.
Në vitin 1924 Kisha ‘Burimi Jetëdhënës’ iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, por në kohën e diktaturës kjo godinë shërbeu si muze për shumë dekada.
Kjo katedrale , një objekt kulti madhështor i ndërtuar në fillim të shekullit të XVIII, ishte një nga kishat më të rëndësishme të vendit por edhe më gjerë.
Edhe pse ndërtimi i kësaj kishe, kërkon fonde të mëdha, investimet po sigurohen nga vetë Mitropolia e Korçës dhe donacionet e besimtarëve.

Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën
Historia e plotë >

Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave
Historia e plotë >
Sot është “Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit
Historia e plotë >

Pse në Kinë ka mbi 1.2 miliard njerëz por ndajnë vetëm 100 mbiemra
Historia e plotë >
Pamje të pabesueshme, tigri i Bengalit tërheq makinën 1.8 tonëshe (Video)
Historia e plotë >

Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Një hetim i ri ndaj Trump, Clinton-Pelosit: Mund të ketë folur me Putin ...
Historia e plotë >
Parlamenti miraton aktin/ Mbyllen diskot dhe klubet e natës, nuk lejohet muzika pas orës 20:00

Rritja e pagave të mjekëve, Manastirliu nuk jep datë: Do të bëhet realitet së shpejti

"Jam shumë i rënduar"/ Infektohet nga Covid kreu i Sindikatës, Dautaj jep këtë mesazh
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

