Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Mijëra prezervativë për atletët në Olimpiadë, por nuk mund t'i përdorin për shkak të...Covid

Mijëra prezervativë për atletët në Olimpiadë, por

Në të gjithë procesin e gjatë e të lodhshën të organizimit të olimpiadës së Tokios, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka theksuar gjithmonë se dëshiron që të organizojë një event që të jetë i sigurtë nga të gjitha këndvështrimet për ata që do të marrin pjesë.

Mes të tjerave, Komiteti prezantoi edhe rregullat strike të distancimit fizik, që teorikisht do të ndalojë marrëdhëniet intime mes atletëve, e ky do të jetë një problem për një industri të tërë; atë të prodhimit të prezervativëve.

Që nga Olimpiada e Seulit e 1988, kur në ato lojëra u shpërndanë falas me mijëra prezervativë për të inkurajuar një marrëdhënie të sigurtë mes atletëve e stafit të tyre teknik në fshatin olimpik, ku qëndrojnë për javë, e deri te mijëra të tjerë që shkojnë për tifozët që kanë ndjekur nga afër këto evente.

Edhe këtë vit organizatorët pritet që të shpërndajnë rreth 160 mijë prezervativë, por për shkak të rregulllave të vendosura nga Komiteti Olimpik për të parandaluar përhapjen e Covid, mundësitë janë që marrëdhëniet intime mes atletëve të jenë shumë më pak nga sa parashikohet.

Mes rregullave të vendosura është se për pjesëmarrësit u rekomandohet që të shmangin çdo kontakt fizik të panevojshëm dhe jo vetëm. Komiteti ka paralajmëruar 15 mijë atletët e atletet olimpike e paralimpike që do të marrin pjesë në Tokio 2020, se nëse nuk do të respektojnë këto rregulla mund të përballen me gjoba, skualifikim, ose heqje medaljeje dhe dëbim nga lojërat.

Komiteti Olimpik thotë se prezervativët do të shpërndahen edhe këtë vit, por jo me idenë “që të përdoren në Fshatin Olimpik”, por duhet të merren nga atletër në vendet e tyre në mënyrë që të vazhdojnë të mbështesin fushatën ndërgjegjësuese kundër HIV nga shtëpitë.

Olimpiada shihej si një mundësi e artë për prodhuesit japonezë të prezervativëve, që ishin përgatitur për të prodhuar e shitur më shumë se normalisht, madje duke prezantuar edhe produkte të reja më të avancuara. Plani dështoi edhe falë masave të Komitetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore