Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Mësoni se si të prezantohesh në fillim të intervistës së punës

Mësoni se si të prezantohesh në fillim të intervistës

Zakonisht pyetja e parë e intervistuesve është të flisni rreth vetes. Këtë pyetje pothuajse të gjitha kandidatët e presin që t’ju bëhet, madje ju duket fare e lehtë. E kush i njeh më mirë se sa vetveten?! Por, kur përballen me intervistuesit në fund, e gjejnë vetën duke “ u mbytur” në numrin e madh të informacioneve që mund t’i japin për veten.

Një gjë duhet të bëhet e qartë: Përshkrimi i vetes nuk është temë e lirë që ta jep shefi. Planifikimi është çelësi. Prandaj, rezulton që kjo pyetje nuk është edhe aq e lehtë. Çka i intereson dhe çfarë nuk i intereson shefit? Ja ku e keni përgjigjen!

Si ta përshkruani veten te punëdhënësi potencial?

Hidhni në pah aftësitë tuaja

Kjo pyetje nuk është mundësia jote për t’i ndarë detajet personale. Përgjigjja si “Jam bashkëshorti dhe babai më i lumtur i tre fëmijëve të shëndoshë” nuk do të thotë asgjë për punën në të cilën keni aplikuar. Në vend që të filloni ta tregoni historinë tuaj të jetës, flisni për cilësitë dhe tiparet që i zotëroni e që përputhen me punën në të cilën keni aplikuar!

Zgjidhni me kujdes fjalët kyçe

Çelësi i parë i suksesit është që t’i shfrytëzoni postimet e punës, madje ato janë thesare që pakkush i din. Aty fshehën fjalët kryesore që punëdhënësit duan që t’i dëgjojnë. Shumica e tyre i rendisin se cilat aftësi po i kërkojnë kompanitë për punësime të mundshme. Për shembull, nëse një postim pune thotë që kandidatët duhet që të kenë aftësi në zgjidhjen e problemeve, duhet ta përfshini atë kur e përshkruani veten.

“Për kah natyra jam person që i zgjidhë shumë problemet, qofshin ato materiale apo mes personave. Qëllimi im është te jem i afërt me klientët dhe problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, por edhe në mënyrën më të mirë.”

Për t’jua lehtësuar edhe më shumë kemi renditur një numër aftësish të buta që punëdhënësit i kërkojnë zakonisht nga kandidatët e tyre.

Ndershmëria
Iniciativa
Besueshmëria
Siguria
Adaptimi
Profesionalizmi
Përqendrimi
Puna në ekip
Komunikimi oral
Komunikimi në të shkruar
Shprehi të të lexuarit
Respekti
Mendimi kritik
Llogaritjet
Planifikimi dhe organizimi
Kreativiteti dhe inovacioni
Mos u turpëroni ta tregoni veten

Mbase jeni persona modestë dhe nuk dëshironi që të dukeni mendjemëdhenj me deklaratat tuaja, mos harroni që qëllimi i intervistës është ta tregoni veten dhe të lini përshtypje te intervistuesit. Prandaj, largojeni atë mendim nga mendja e, në vend të kësaj mendoni sesi ta promovosh veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është thelbësore për një intervistë.

Mbani një qëndrim të mirë dhe bëni pohime pozitive dhe jo negative në mënyrë që të krijoni përshtypje të mirë te punëdhënësi i ardhshëm!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore