Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Mëngjese me diell, po të ftohta, ja si parashikohet moti për javën në vijim

Mëngjese me diell, po të ftohta, ja si parashikohet moti për

Vjeshta duket se po ja le dalëngadalë vendin dimrit, ndërsa java që vjen pritet të sjellë një rënie të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira deri në mesatare, por mëngjeset dhe mbrëmja do të jenë të ftohta.

Parashikimi sipas SHMU:

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare keto më të perqëndruara ditën e martë.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.

Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore