Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej ari dhe diamanti (FOTOT)

Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej

Një argjendar izraelit ka krijuar një maskë prej ari dhe diamantesh që kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Kjo është maska më e shtrenjtë në botë që do të ketë edhe filtra mbrojtës nga covid 19.

Një kompani argjendarie në Izrael ka krijuar maskën më të shtrenjtë në botë, e punuar me ar dhe diamantë që kapin vlerën e 1.5 milionë dollarëve. Argjendari Isaac Levy tha së maska është kërkuar me porosi por nuk pranoi të tregonte emrin e blerësit.

Maska prej arit të bardhë 18 karatësh do të dekorohet me 3,600 diamante të bardhë dhe të zi dhe do të pajiset me filtëra N99, sipas kërkesës së blerësit, tha argjendari.

Levy tha se blerësi kishte edhe dy kërkesa të tjera: që të përfundohej deri në fund të vitit dhe që të ishte maska më e shtrenjtë në botë. “Kërkesa e fundit ishte më e lehta për ta përmbushur”, tha ai.

Maska është 270 gram, afërsisht 100 herë më e rëndë se maska e zakonshme, nuk do të jetë e përshtatshme për tu vënë gjatë ditës.

Argjendari tha se përderisa nuk mund ta mbajë vetë, ishte falënderues për mundësinë që i ishte dhënë.

“Jam i lumtur që kjo maskë na ka dhënë mundësi që punëtorët tanë të jenë në gjendje të mbajnë punët e tyre në këtë kohë sfiduese”.

Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prejÇmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore