Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Më mirë të hash para apo pas stërvitjes/ Zbuloni çfarë thonë ekspertët

Më mirë të hash para apo pas stërvitjes/ Zbuloni

Për të gjithë njerëzit që stërviten kjo është padyshim një nga dilemat më të mëdha. Të konsumosh ushqim para palestrës apo pas është një dilemë që të vërtetë ngrë shumë pikëpytje. Nëse konsumoni para palestrës mund t’ju bjerë rëndë në stomak e nëse shkoni pa ngrenë mund të mos keni energji për të kryer të gjithë stërvitjen. Pra çfarë të zgjidhni? Në këtë artikull do të trajtojmë pikërisht këtë dilemë sipas këshillave të ekspertëve. Në mënyrë që herën tjetër para se të stërviteni të bëni zgjedhjen e duhur.

Çfarë i ndodh trupit kur stërviteni?
Çdo trup reagon në mënyra të ndryshme ndaj stërvitjes, por kryesisht zemra fillon të rrahë më shpejt, frekuenca e frymëmarrjes shtohet, gjaku rrjedh më shpejt në muskuj. Për rrjedhojë muskujt konsumojnë më shumë oksigjen dhe ushqyes, gjithashtu tiroidet, pankreasi dhe shumë organe punojnë më shpejt për të ruajtur ekuilibrin. Pra aktiviteti fizik bën që trupi të shpenzojë vazhdimisht energji dhe ushqyesit janë të nevojshëm. Kështu ekspertët rekomandojnë të konsumoni një dietë të balancuar në çdo rast edhe para edhe pas stërvitjes. Por gjithnjë duhet të zgjidhni ushqimet e duhura në mënyrë që të mos krijoni asnjë vështirësi për trupin tuaj.

Çfarë të konsumoni para stërvitjes?
Nëse keni nevojë të merrni pak energji para se të stërviteni, mbani në mendje që të mos e egzagjeroni me sasitë. Vakti para se të shkoni për vrap, palestër apo joga duhet të jetë sa më i lehtë, i limituar në sasi dhe i thjeshtë për t’u tretur në stomak. Mbani larg sheqerin pasi mund të shkaktojë komplikime gjatë procesit të stërvitjes dhe konsumoni sa më shumë antioksidantë të cilët mbrojnë muskujt gjatë stërvitjes.

Ekspërtët nutricionistë sugjerojnë pak kos pa yndyrë pasi është një burim i mirë aminoacidesh. Konsumoni drithëra për më shumë energji ose fruta të kuqe pasi përmbajnë antioksidantë dhe ndihmojnë në shëndetin e muskujve tuaj. Në përgjithësi ndiqni këshillën e të ngrënit lehtë me ushqime të cilat treten shpejt në mënyrë q ëtë evitoni edhe dhimbjet e bezdishme të stomakut.

Po pas stërvitjes?
Pasi të keni mbaruar stërvitjen, siç edhe e shpjeguam më lart, muskujt, enert e gjakut e një sërë organesh do të keni ezauruar një pjesë të energjisë tuaj. Kështu që keni nevojë patjetër për bruime të reja e të shëndetshme të saj. Ushqyerja e duhur është hapi kryesor pasi të keni mbaruar stërvitjen në mënyrë që të ndërtoni muskuj të shëndetshëm. Nisni me një bruim të mirë proteinash në mënyrë që t’i jepni trupit mundësi të rekuperohet.

Karbohidratet po ashtu janë të rëndësishme pasi ju rikthejnë energjitë e humbura gjatë aktivitetit. Yndyrnat e shëndetshme për rigjenerimin e muskujve dhe sistemit imunitar. Ekspertët sugjerojnë konsumin e mishit të kuq, peshkut, frutat e thata pë rmë shumë omega 3 dhe bukë integrale, oriz apo miser. Për të marrë çdo burim energjie të shëndetshëm e që ju ngrop për një kohë të gjatë./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore