Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Me apo pa çorape? Ekspertët zgjidhën dilemën e përjetshme: Ja si është më e shëndetshme të flini

Me apo pa çorape? Ekspertët zgjidhën dilemën e

Njerëzit ndahen në dy grupe – ata që flenë me çorape dhe njerëzit që nuk i durojnë dot. Gjatë ditëve më të ftohta, shumica e njerëzve zgjedhin mënyra për t’u ngrohur, dhe njëra prej tyre është të flenë me çorape. Dikur besohej se kjo ishte e gabuar sepse ndërhyn në qarkullimin natyral të gjakut.

Megjithatë, hulumtimet e reja tregojnë të kundërtën. Ka shumë përfitime nëse mbani çorape teksa flini , të paktën kështu pohon eksperti i gjumit Mark DeCarlo. Çorapet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më shpejt dhe më gjatë për shkak të një procesi të quajtur vazodistalim distal.

Hulumtimet treguan se ndryshimet në temperaturën e lëkurës mund të ndikojnë në aftësinë për të fjetur. Veshja e çorapeve në shtrat rrit gjithashtu qarkullimin dhe rrjedhjen e gjakut në këmbë, gjë që ndihmon në uljen e temperaturës mesatare të trupit, duke i sinjalizuar trurit se është koha për të fjetur.


Studime të tjera e konfirmojnë më tej këtë. Një që përfshinte një numër të vogël personash tregoi se të rinjtë që mbanin çorape ranë në gjumë 7.5 minuta më shpejt, flinin 32 minuta më shumë dhe zgjoheshin 7.5 herë më rrallë se ata që nuk mbanin çorape.

“Temperaturat e ulëta të trupit janë të lidhura me përgjumjen dhe provat sugjerojnë se përdorimi i çorapeve ose metodave të tjera të ngrohjes së këmbëve mund të ulë temperaturën e trupit dhe të na ndihmojë të flemë më shpejt”, thonë ekspertët. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore