Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Mbron zemrën, mushkëritë dhe ju largon kollën, kjo është receta që bën mrekullinë për shëndetin tuaj

Mbron zemrën, mushkëritë dhe ju largon kollën, kjo

Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me frymëmarrjen, por do të habiteni nga vlerat e tyre ndaj shumë funksioneve të organizmit. Shumë prej lexuesve janë në dijeni për vlerat shëruese të arrave.

Të paktë janë ata që dinë për vlerat unike të meseve të arrave, pjesa e brendshme e tyre, që pas qërimit të arrave përgjithësisht hidhet bashkë më lëvozhgat.

Receta e lëngut me mese arrash

Merrni gjysmë filxhani me mese arrash, hidhini në një çajnik së bashku me dy gota ujë.

Lërini të ziejnë së bashku dhe më pas të ftohen për 10 minuta. Pini nga një gllënjkë para se të hani.

Ky trajtim duhet të zgjasë nga një në 4 muaj dhe do të kini në kontroll fluksin e jodit në organizëm, por edhe do të përfitoni një shëndet më të përmirësuar, metabolizëm normal dhe qetësi.

Meset e arrave ndihmojnë njerëzit që kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit. Grini meset e arrave, ziejini ato me 1 gotë e gjysmë ujë, lërini të ftohen për 20 minuta.

Kullojeni lëngun mirë në një napë dhe lyeni me to kapakët e syve disa herë. Përsëriteni këtë procedurë për 2 javë.

Meset e arrave përdoren edhe për trajtimin e adenomës në prostatë dhe cisteve në vezore.

Merrni dy lugë gjelle me mese arrash, hidhini në një çajnik të mbushur me një gotë e gjysëm ujë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore