Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Majmuni luan videolojën duke përdorur mendjen, ëndrra e Elon Musk për paraplegjikët po funksionon

Majmuni luan videolojën duke përdorur mendjen, ëndrra e Elon Musk

Kompania e Elon Musk për zhvillimin e “interface” truri-makineri “Neuralink”, ka publikuar një video të jashtëzakonshme që tregon se si majmuni luan videolojën Pong duke përdorur mendjen e tij.

Majmunit Pager, 9-vjeç, i është ndërtuar në trurin e tij sistemi Neuralink që gjashtë javë më parë – e është trajnuar për video-lojëra të ndryshme në këmbim të një “smoothie” bananeje që e pinte me pipëz.

Aktivitetet e tij u përcollën përmes më shumë se 2.000 elektrodave që janë vënë në korteksin motorik të Pager, që vë në lëvizje duart.

Qëllimi i Neuralink është që personave të palëvizshëm t’ju mundësojë përdorimin e kompjuterit apo telefonit pa gjymtyrët e tyre, kështu që të mund të komandojnë në mënyra tjera – me mendje.

Siç ka deklaruar Musk, në këtë mënyrë do të mund të përdorin më shpejtë telefonat sesa e bëjnë me duar. Përveç kësaj, ëndrra e Elon Musk do t’i mundësojë paraplegjikët të ecin sërish

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore