Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Lusi, shimpanzeja njeri? Eksperimenti i shkencëtarit Moris Temerlin dhe fundi tragjik i kafshës

Lusi, shimpanzeja njeri? Eksperimenti i shkencëtarit Moris Temerlin dhe

Një shimpanze e quajtur Lusi u adoptua nga shkencëtari Moris Temerlin dhe bashkëshortja e tij Xhejn, vetëm dy ditë pas lindjes. Çifti vendosi ta rriste Lusin si një njeri të vërtetë. Lusi flinte në krevatin e saj, pinte kafe ose lëng portokalli, madje edhe hante tërshërë.

Disa herë shkonte edhe në kinema. Por kur u rrit ajo nuk arrinte ta kontrollonte më veten. U bë agresive, thyente gjëra, dilte nga shtëpia fshehurazi. Moris dhe Xhejn menduan se do ishte më mirë për të, të kthehej në xhungël.

Lusi i përqafoi fort prindërit e saj kur u dha lamtumirën. Dhe jo mos t'ju tingëllojë shaka, por shimpanzeja kishte mësuar të ndjente. Ajo ndjente gëzimin, mërzinë, inatin. Gjithçka kishte filluar si një eksperiment dhe Lusi ishte subjekti i çiftit të shkencëtarëve, por më pas ajo u kthye në vajzën e tyre.

Ata e donin, por menduan se çfarë ishte më e mira për të. Xhenisa ishte punonjësja që u caktua të kujdesej për shimpanzenë kur atë po e zhvendosnin në xhungël. Xhenisa këmbënguli të qëndronte tre javë, pasi Lusi nuk kishte asnjë aftësi për të mbijetuar, por përfundoi duke qëndruar për disa vite në xhungël, duke jetuar me katër shimpaze, dhe e rrethuar nga lloj lloj kafshësh të egra.

Lusi, shimpanzeja njeri? Eksperimenti i shkencëtarit Moris Temerlin dhe

Pavarësisht kushteve të vështira, ajo ishte e vendosur ta mësonte Lusin si të gjente ushqim dhe të socializohej me shimpanzetë e tjera. Lusi dinte të komunikonte me gjuhën e shenjave. Xhenisa nuk donte të largohej. Në fillim ajo mbante komunikim nëpërmjet letrave me njerëzit në Amerikë, por dhe atë komunikim shpejt e ndërpreu.

Asaj iu desh të largohej nga xhungla kur u sulmua nga kafshët e egra, por asnjëherë nuk e harroi Lusin. Shimpanzeja i dilte në ëndërr shpesh. Xhenisa u kthye në xhungël pas disa vitesh, por Lusi nuk ishte aty. Ajo fatkeqësisht ishte sulmuar nga kafshët e egra dhe kishte ngordhur. 

Një fund i trishtë i një historie të vërtetë, por shumë të bukur. Historia e një dashurie kaq të veçantë mes një shimpanzeje dhe njerëzve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore