Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Lumenjtë Vjosa dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Lumenjtë Vjosa dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Qeveria shpall zona të mbrojtura lumenjtë e Vjosës dhe të Shalës. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Kurorëzohet me dy vendime të Këshillit të Ministrave një punë shumë e gjatë e Ministrisë së Kulturës për të bërë një rishikim të të gjitha zonave ekzistuese të mbrojtura, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit, ku shpeshherë nuk janë respektuar këto koordinata.

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse me dy vendime.

Me këtë proces kemi jo vetëm përditësim, por edhe shpallje të zonave të reja, siç është lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës, të cilat do të jenë zona të mbrojtura në nivelin park Natyror.

"Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 mijë hektarë, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, u shpreh ministrja e Turizmit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore