Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Libri tronditës/ Mbesa e Trump: I keqi i historisë, ndieja dhembshuri për të, por kjo u bë e pamundur

Libri tronditës/ Mbesa e Trump: I keqi i historisë, ndieja dhembshuri

Darka në familjen Trump ishte një çështje hierarkike. Fred Trump, patriarku, ulej në krye të tryezës, me djalin Donald në të djathtë dhe vajzën Marianne në të majtë. Anëtarët e tjerë të familjes zinin vendet e tyre në rend zbritjeje, sipas rëndësisë. Por në një festë të Ditës së Falënderimeve, djali i madh, Fred Jr, e gjeti veten të caktuar në skajin e më të vegjëlve në tryeze, bashkë me vajzën e tij Mary.

"Gjatë vaktit, gjyshja ime u mbyt", kujton Mary Trump. "Babai im kishte qenë një shofer vullnetar ambulance në fundin e viteve '60 dhe fillimin e viteve '70, kështu që që ai e njihte manovrën Heimlich dhe me shumë butësi e përdori mbi të, duke e shpëtuar nga mbytja. "Por askush tjetër nuk lëvizi, të gjithë vazhduan të hanin”, kujton mbesa e presidentit.

“Ishte një lloj gjëje e çuditshme dhe e turpshme. Kur u kthyen brenda, reagimi ishte njësoj sikur im atë të kishte nxjerrë jashtë qesen e plehrave: “Oh, po, punë e mirë Fred”. Ai nuk mund të bënte asgjë në këtë pikë për të fituar respekt, ose për të marrë meritat për diçka, edhe nëse kjo ishte shpëtimi i jetës së nënës”, shprehet ajo.

Sipas Mary-t, anëtarja e parë e klanit që ka botuar një biografi për Trumpin, nuk ka asnjë mënyrë për ta kuptuar ungjin e saj pa kuptuar më parë "familjen e tij keqfunksionale dhe malinje".

Libri tronditës/ Mbesa e Trump: I keqi i historisë, ndieja dhembshuri

“Shumë dhe kurrë mjaftueshëm: Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”, titullohet libri i saj i kthyer që tani në best-seller, e që vetëm në ditëne  parë të botimit javën e kaluar shiti gati një milion kopje. E gjithë kjo pasi nga vëllai i vogël i presidentit amerikan Robert, dështoi që ta bllokonte në gjyq.

Libri është një portret i diçkaje të kalbur në zemrën e një ndjekjeje të egër të ëndrrës amerikane nga një familje e bardhë periferie. Mary, 55 vjeç, thotë se gjyshi i saj "sociopat" e bëri Trumpin njeriun që është sot.

Fred Trump është sipas saj, “ i keqi i historisë”. Ky njujorkez i “sëmurë pas punës” flinte vetëm katër orë natën dhe në mendje kishte vetëm paratë. Mary shkruan se ai tregonte pak interes për pesë fëmijët e tij, përveçse për trashëgimtarin e pasurive të veta. Duke anashkaluar djalin e madh, Fredin, ai u fokusua tek Donaldi, duke dalë në përfundimin që “arroganca dhe bullizmi”, i djalit të tij të dytë, si dhe gatishmëria e tij për të gënjyer dhe mashtruar, ishin ato që duheshin për në zyrë.

Libri tronditës/ Mbesa e Trump: I keqi i historisë, ndieja dhembshuri

“Nëse do ta takonit, do të mendonit se ishte një njeri i gëzuar dhe pozitiv, por gjithashtu frikësues dhe jo i ngrohtë. Por thellë brenda vetes nuk kam asnjë problem ta përshkruaj si një sociopat. Ai nuk kishte asnjë ndjenjë të vërtetë njerëzore dhe i trajtoi fëmijët e tij me përçmim. Sigurisht, në rastin e babait tim, i cili ishte djali më i madh, trashëgimtar në dukje i përcaktuar, kishte një disiplinim dhe poshtërim më të ashpër, të cilin Donald, shtatë vjet e gjysmë më i vogël qe në gjendje ta dëshmonte dhe të nxirrte shumë mësime si “ Mos ji si Fredi, mos ji sjellshëm, mos ji zemërgjerë, mos ushqe interesa “jo serioze”. Mësimi tjetër që nxorri ishte se poshtërimi eshte gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një personi dhe se ai do të bënte gjithçka në fuqinë e vet për ta shmangur këtë ndjenjë”, thotë Mary.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore