Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Lëngu i qepës së kuqe/ Kura natyrale për stomakun dhe alergjitë

Lëngu i qepës së kuqe/ Kura natyrale për stomakun dhe

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë plot vlera dhe përfitime shëndetësore. Por kur mendon për lëngun e perimeve, qepa e kuqe është e fundit që na vjen ndërmend, sepse supozohet që lëngu i saj të ketë një aromë të fortë. Megjithatë, ky lëng është shumë i pasur në vlera ushqimore.

Lëngu I Qepës Së Kuqe Për Muskujt E Stomakut
Konsumi i lëngut të qepës së kuqe ndihmon në lidhje me problemet e stomakut. Një studim i publikuar në vitin 2009 në revistën Toxicology, tue cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegoi se lëngu i qepës së kuqe arrin të qetësojë muskujt e stomakut. Ky lëng mund të qetësojë muskujt e stomakut sidomos pas kontraktimeve si pasojë e helmimit apo stresit.

Perdja E Syrit
Perdja e syrit prek shumë njerëz pas moshës së mesme dhe të moshuarit. Pirja e këtij lëngu ndihmon në parandalimin e këtij problem që vështirëson shikimin. Sipas të dhënave lëngu i qepës së kuqe parandalon formimin e perdes së syve, megjithatë ka ende nevojë për studime të mëtejshme mbi këtë çështje.

Alergjitë
Pirja e lëngut të qepës së kuqe ndihmon në pakësimin e episodeve alergjike të stinës. Qepa e kuqe përmban kuercetinë që pengon sekretimin e qelizave që kontribuojnë në reagimet alergjike. Sipas informacioneve, lëngu i qepës është i pasur me vitaminat A, B dhe C. Ai është i pasur me acid folik, kalçium, magnez, hekur dhe fosfor. Sulfidet tek ky lëng janë efikase në uljen e kolesterolit, një ndihmë e madhe kjo për diabetikët. Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike të mos e pini lëngun e qepës pa u konsultuar më parë me një mjek.

Përgatitja
Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër-pesë pjesë

-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)

-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.

-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.

-Përsëriteni këtë për 30-40 ditë./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore