
Lëkurën e limonit bëni mirë ta fusni në ngrirje, zbuloni arsyen
Limonat janë të shëndetshëm për shumë arsye, por a keni menduar ndonjëherë t’i ngrini para se ti konsumoni? Pse duhet ta bëni këtë? Sepse lëkura e limonave përmban 5-10 herë më shumë vitamina sesa lëngu i limonit dhe lëkurat e tij zakonisht hidhen. Gjithashtu lëkura e tij mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi juaj.
Një përfitim tjetër i limonave është aftësia e tyre për të mbrojtur trupin nga tumoret dhe cistet. At0 kanë efekte anti-mikrobiale kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhave dhe janë efektivë në eleminimin e parazitëve të brendshëm dhe krimbave. Rregullojnë presionin e gjakut, veprojnë si anti-depresivë, luftojnë stresin dhe çrregullimet nervore.
Ju duhet të përdorni të gjithë limonin dhe të mos humbni asnjë pjesë të tij. Ajo çfarë ka duhet të bëni është të blini një limon bio, lajeni dhe vendoseni në pjesën e ngrirjes. Mbasi ai të ketë ngrirë, heqja e lëkurës do të jetë më e thjeshtë e ndërsa copëzat e ngrira të lëkurës mund t’i vendosni në ushqimet e tjera që hani.
Që imuniteti dhe organizmi të funksionojnë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë të marrë lëndët e duhura. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi dhe një gjë e tillë, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike. Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.
Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E. Receta natyrale e cila i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij është pikërisht kjo: Përbërësit janë një vezë, mundësisht fshati, 1 kilogramë limonë; 1 kilogramë mjaltë; një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.



Sipas astrologjisë, kjo është DATA më e keqe për t’u martuar në 2023
Historia e plotë >


Si ta dalloni aneminë? Një nga SIMPTOMAT e para është lodhja
Historia e plotë >
Horoskopi JAVOR 20-26 mars 2023/ Çfarë parashikojnë yjet këto 7 ditë
Historia e plotë >
Ku do ju pëlqente të jetonit? Vendet më të lumtura në botë për vitin 2023
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini
Aktualitet




