
Lëkura mund të shpëtojë nga rrudhat/ Zbuloni çfarë përfiton trupi juaj nëse hiqni dorë nga dushi me sapun
Të gjithë ne besojmë se kujdesi i mirë ndaj lëkurës nënkupton një lëkurë të pastër. Por mesa duket pastrimi i trupit nga koka te këmbët me sapun, mund të bëjë dëm në shëndetin dhe pamjen tuaj.
Sapuni ka aromë të mirë, por nuk është aspak i dobishëm për lëkurën, shkruan “Bright Side”. Kjo e fundit zbulon gjithashtu nëse mjafton vetëm uji për të shpëlarë papastërtitë dhe çfarë ndodh kur ndaloni përdorimin e sapunit.
Lëkura juaj do të ndihet më e shëndetshme
Larja me ujë, pa sapun do të ekuilibrojë shtresën mbrojtëse të lëkurës tuaj. Teksa sapuni në mënyrë efektive largon papastërtitë nga trupi juaj, ai gjithashtu mund të prishë ekuilibrin e pH (pehazh) të lëkurës suaj, duke e lënë atë të thatë dhe të irrituar.
Do të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e trupit
Ndonëse sapuni do t’ju falë një aromë të freskët dhe tepër të këndshme trupi, e gjitha kjo ndodh për një periudhë tepër afatshkurtër. Në thelb, lëkura juaj sapo është bërë më e prekshme nga bakteret.
Përbërësit e ashpër të sapunit prishin ekuilibrin midis vajrave të lëkurës dhe baktereve që jetojnë në lëkurën tonë, gjë që bën që lëkura të prodhojë akoma më shumë vaj dhe baktere. Sapunët antibakterialë janë veçanërisht të dëmshëm, pasi shkatërrojnë mikrobet e dobishme, përpos atyre të këqija.
Do të ofroni kujdes ndaj pjesëve tuaja intime
Larja sistematike me sapun mund të shkaktojë irritim të zonës gjenitale, e cila çon në probleme të caktuara shëndetësore. Këshillohet të përdorni vetëm ujë të ngrohtë.
Lëkura mund të shpëtojë nga rrudhat për më gjatë
Teksa shumë përbërës që gjenden në sapun kanë për qëllim ta lënë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët, ato në fakt mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi. Sapuni rrezikon të dëmtojë shtresën acidike të lëkurës tuaj, çka përkthehet në puçrra, dermatite dhe rrudha!
Zvogëlon shanset për të pasur mungesë të vitaminës D
Përveç që kontribuojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës, sapunët gjithashtu mund të ndërhyjnë në thithjen e vitaminës D.
Lëkura jonë e kthen energjinë e diellit në vitaminë D dhe disa specialistë të kujdesit shëndetësor rekomandojnë të bëni dush më rrallë, pasi mund të prishë ekuilibrin e lëkurës dhe të largojë pak nga vitamina D.
Sidoqoftë, shumë në komunitetin mjekësor besojnë se vitamina D mbetet në lëkurë edhe pas dushit.

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, në disa zona shkojnë nën 0
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 06 mars 2021
Historia e plotë >
General Motors: Vetëm makina elektrike deri në 2040-ën
Historia e plotë >

WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
COVID do të largohet së shpejti? Mjeku bën thirrjen: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


