Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Lajm i mirë për ata që nuk rrinë dot pa kafe: Arma më e fuqishme kundër sëmundjeve të zemrës

Lajm i mirë për ata që nuk rrinë dot pa kafe: Arma më e

Kafeja, e çfarëdolloj tipi, në qoftë se pihet në sasi të moderuar, është një armë e fuqishme ndaj sëmundjeve të zemrës, dhe shton dukshëm jetëgjatësinë.

Ky koncept nuk vjen nga përfaqësuesit e industrive që prodhojnë një nga pijet më të njohura në botë, por rezultatet e një studimi 12-vjeçar që është botuar në revistën prestigjioze European Journal of Preventive Cardiology.

Sipas studimeve të një instituti të Melburnit në Australi, i quajtur Baker Heart and Diabetes Research Institute, të konsumosh dy deri në tre filxhanë kafeje, ul rrezikon për të zhvilluar aritmi, iktus dhe infarkte.

Nuk ka rëndësi nëse kemi të bëjnë me pluhurin klasik të bluar, atë pa kafeinë apo atë që shkrihet në ujë. Në fakt kafeina duket sikur luan rol dytësor në këto veti të kafesë, ndërkohë që elementë të tjerë brenda kafes mund të jenë çelësi .

Në dozat e këshilluara, sipas studimit me 563 persona, që janë testuar mbi 12 vjet, mundësitë problemeve kardiake reduktohej me 27% te personat që konsumonin kafenë tradicionale, 14% produktin pa kafeine dhe 11% produktet e gatshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore