Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Kurat e pasura me Kalcium kundër Osteoporozës, sëmundjes që gërryen kockat

Kurat e pasura me Kalcium kundër Osteoporozës, sëmundjes që

Osteoporoza është një sëmundje, simptomat e së cilës shfaqen atëherë kur është shumë vonë. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme përse duhet të rrisni dozat e kalçiumit për të shmangur komplikimet në fazat e tjera të jetës. Osteoporoza njihet si sëmundje e heshtur. Sipas të dhënave, dalëngadalë ajo gërryen kockat duke shkaktuar një dëm të pariparueshëm. Dendësia kockore pakësohet ndjeshëm, ndërkohë që njeriu është i prirur të pësojë fraktura të shumta për shkak të brishtësisë së kockave.

Këto fraktura ndodhin kryesisht në kyçe dhe në ije. Megjithatë, me ushqimet e duhura e sidomos të pasura me kalçium ju mund ta shmangni atë. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë: plakja, mbipesha, faktorët genetikë dhe nivelet e ulta të kalçiumit. Gratë janë katër herë më të rrezikuara nga kjo sëmundje se burrat.

Kurat E Pasura Me Kalçium Kundër Osteoporozës
Kalciumi është një mineral që i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë dhe më rezistentë. Të rriturit këshillohet të marrin 800 mg kalçium në ditë ndërsa të rinjtë nga 11 deri në 24 vjeç duhet të konsumojnë 1200 mg kalcium në ditë. Nëse dëshirëoni të plotësoni këto nevoja, rekomandohet ushqimet e mëposhtme.

Lëngu I Karrotës, Brokolit Dhe Sallatës Jeshile
Brokoli është një nga perimet më të pasura me kalçium. Karrota nga ana tjetër ofron antioksidantë dhe bashkë me sallatën jeshile ofrojnë sasi të konsiderueshme kalciumi. Hidhni në një mikser një filxhan me lëng natyral karrote, 3 gjethe të sallatës jeshile dhe një tufë të vogël brokoli. Përziejini të gjithë përbërësit në mikser. Lëngun nuk duhet as ta kulloni dhe as ta ëmbëlsoni. Ekspertët rekomandojnë pirjen e tre gotave në ditë nga ky lëng për rreth një muaj.

Kos, Mollë Dhe Bajame
Kosi ofron sasi të larta të kalçiumit. Ndërkohë, një sasi prej 100 gramë bajamesh ofron 240 miligramë kalçium. Mollët janë gjithashtu ndër frutat më të pasura me kalçium. Në një mikser përzieni 1 filxhan me kos me copat e prera të një molle pa lëkurë dhe pa fara. Më pas shtoni 5 bajame dhe përziejeni sërish. Pasi ta keni hedhur lëngun në gotë shtoni kanellë, nëse dëshironi. Ky lëng duhet pirë çdo tre ditë, një herë në ditë për rreth një muaj. Për të shumëfishuar efektet e kësaj kure, këshillohet ekspozimi në diell për një periudhë të shkurtër kohe./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore