
KUJDESUNI për higjenën personale!/ Shkencëtarët tregojnë se kjo është pjesa më e pisët në trupin e njeriut
Shumcia e njerëzve e kanë kuptuar mirë se sa e rëndësishme është higjena personale, jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe për të qënë të shëndetshëm.
Disa pjesë të trupit tonë janë si sfungjer për bakteret që mund të shkaktojnë infeksione dhe komplikacione të tjera shëndetësore.
Shumcia prej jush ndoshta mendoni se pjesët më të pista të trupit tonë janë pjesët që çlirojnë toksinat e brendshme.
Megjithatë kjo nuk është e vërtetë.
Të tjerët mendojnë se janë pjesët tona ku djersa është e bollshme, pasi djersa krijon mjedisin më të mirë për riprodhimin e bakterve.
Megjithatë as kjo nuk është pjesa më e pistë në trupin tonë.
Për shumë vite shkencëtarët në fushën e biologjisë njerëzore e kanë studiuar këtë pyetje, dhe shumica e tyre kanë arritur në të njëjtin përfundim se kërthiza është pjesa më e pistë e trupit të njeriut.
Profesori Rob Dunn dhe ekipi i tij hulumtues nga Universiteti i Karolinës së Veriut në vitin 2012 testuan se sa e pistë është kërthiza nga numri i mikroorganizmave që gjenden brenda.
Nga analizat e 60 personave (30 meshkuj dhe 30 femra), ekipi hulumtues deklaroi se kërthiza e njeriut është si një xhungël ekzotike për mikrobakteret, duke gjetur shumëllojshmëri të madhe të mikroorganizmave krahasuar me çdo pjesë tjetër të trupit.
Pas hulumtimeve të mëtejshme, ekipi gjithashtu arriti në përfundimin në punimin e tyre se kjo është shkaktuar ngaqë njerëzit rrallë e lajnë këtë pjesë të trupit.
Faktori tjetër është se e gjithë bakteret që gjendet tek rrobat ruhet brenda kërthizës duke krijuar një mjedis edhe më të mirë për riprodhimin e tyre.
Kërthiza mban gjithashtu një sasi të madhe të lëkurës së vdekur.
Rezultatet e këtij hulumtimi treguan se mesatarisht,ka 2368 lloje mikroorganizmash që jetojnë brenda kërthizës.
Pjesa e dytë më e pistë e trupit të njeriut, është goja, e cila ka vetëm mesatarisht,rreth 700 lloje mikroorganizmash , shumica e të cilëve mund të jenë të dëmshëm për ne.
Njerëzit nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është në të vërtetë moslarja e kërpudhave tek kërthiza dhe ky imazh i mëposhtëm duhet t'i bëjë njerëzit të mendojnë dy herë kur bëjnë dush ose banjë.
Nuk mjafton vetëm të jesh në kontakt me ujin dhe sapunin; zona, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, duhet të pastrohet.
Ekspertët thonë se duhet pasur kujdes shtesë gjatë larjes së kësaj pjese të trupit, në mënyrë që të siguroheni që të shmangni ndonjë erë të pakëndshme, si dhe kërpudhat e ose probleme të tjera shëndetësore.

Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh
Historia e plotë >
Habisin shkencëtarët: Tatuazhet mund të funksionojnë si vaksinat
Historia e plotë >
Ja pse nuk duhet të krahasoni vëllezërit e motrat me njëri-tjetrin
Historia e plotë >
Parandalojini sëmundjet vetëm me këto 7 hapa të thjeshtë çdo mëngjes
Historia e plotë >
E dinit? Ky është zakon i thjeshtë që mund të ndryshojë jetën tuaj
Historia e plotë >
Si ta kuptoni se i mungoni dikujt në bazë të shenjës së horoskopit!
Historia e plotë >
Ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse pini lëng karrote çdo ditë
Historia e plotë >
Po ju e keni ditur? Ja pse zemra nuk preket nga kanceri
Historia e plotë >
Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




