Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Kujdes vajza! / Gazetarja: Hiqni dorë nga parada e seksualitetit toksik në palestër

Kujdes vajza! / Gazetarja: Hiqni dorë nga parada e seksualitetit toksik

Gazetarja Eve Simons e të përdishmes britanike “Daily Mail” ankohet në një artikull të fundit se për herë të fundit ka qenë në palestër rreth një vit më parë, sepse sikletoset nga panorama që e rrethonte.

Dhe për fat të keq problemi nuk ishin “burrat muskulozë” që e shihnin tinëz apo e ngacmonin, por gratë e pranishme aty.

“Teksa bëja rutinën time në pistën elektrike të vrapit në të majtë kisha dy vajza që bënin ulje-ngritje, ato ishin me makiazh të plotë – përfshi dhe qerpikë false – me celularët përtokë duke xhiruar video të ushtrimeve që bënin.”

Gazetarja shton më tej: “Lëvizjet e tyre në streçe të ngushta e të holla, dhe ato që mund të shiheshin ishin … ju kërkoj falje paraprakisht, gjinekologjikisht të dukshme për këdo”.

“Ndërsa një tjetër vajzë tërheqëse ishte gjithë kohës duke rregulluar të brendshmet e sipërme para pasqyrës”.

“Unë nuk dija nga të shikoja, por mendova se kjo është për të mirën e ndjekësve të vajzave në rrjetet sociale dhe komplimentet që ata bëjnë në videot e përpunuara apo fotot që ato postojnë.

“E veshur me tuta të gjera dhe me bluzën me të cilën zakonisht bie për gjumë, papritur unë nisa të dyshoj te vetja”, thotë gruaja.

“Mos isha e vetmja femër që nuk kisha veshur diçka për të ngrehur gjoksin e të pasmet dhe për të evidentuar pjesën e mesme të trupit?”

Stërvitja ime zgjati vetëm 15 minuta para se të largohesha, pak e shumë duke u betuar se aty nuk do të shkelja më kurrë”.

Por gazetarja thotë se nuk është e vetme në fobinë e saj të palestrës, teksa një studim i publikuar kësaj jave tregonte se gjysma e grave britanike nuk kishin bërë stërvitje sa duhet vitin e fundit.

Disa sugjeronin se kjo vinte ngaqë gratë duhet të mbanin barrën e përgjegjësive apo kujdesit për fëmijët. Por ndoshta mund të vinte dhe nga “tipi i shfaqjes që ajo kishte dëshmuar në palestër”.

Ashtu si maskuliniteti toksik që i bën burrat të konsiderohen rivalë, edhe femininiteti toksik kërkon konkurrencë të pafund mes grave, shkruan gazetarja.

“Kush fiton atëherë? Ajo me figurën më të mirë, me flokët apo lëkurën më të përkryer?”

“Po të kërkosh në Google fjalët ‘veshje femrash për palestër’ dalin çfarëdo vajzash me kostume ekspozuese, por ajo që është më skandaloze është mënyra sesi reklamohen ato: Gra me këmbë te hapura të ulura në bisht, ose duke zgjatur buzët në mënyrë sugjestionuese teksa shikojnë prapa shpatullës. Të tjera nxjerrin gjoksin përpara dhe hapin këmbët.”

“Është mirë kur gratë kanë besim te vetvetja dhe janë tërheqëse, por kjo është një sjellje me dy fytyra: Kjo thotë ‘shikoje trupin tim’ dhe kjo do të thotë shiko seksin tim, çka i bën gratë vetëm objekte seksuale pa asnje nga vlerat e tjera qe ato pretendojne”.

“Prandaj kushdo që thotë se kjo ka të bëjë me ‘fuqizimin e grave’, as nuk e ka idenë”, shkruan Simons.

Vajza të reja, fëmijë përpiqen t’i përshtaten këtij modeli toksik, shpeshherë duke arritur në masa ekstreme për të marrë formën e rreme trupore që reklamohet.

Më parë diçka e tillë ishte vetëm për vajzat e Playboy, ndërsa ideja e re e stërvitjes trupore po kthehet në një mënyrë që njerëzit, e ndoshta fëmijët të përfshihen pa asnjë ndjenjë faji në imazherinë gjysmë-pornografike të promovuar. Do të thotë që ‘këto femra janë atletike – prandaj nuk ka problem.’

Është pak a shumë si yjet e Hollywood që bëjnë procedurat më të frikshme kozmetike dhe pretendojnë se nuk janë plakur fare në 40 vjet vetëm duke bërë joga, apo prej “mendësisë pozitive” dhe duke pirë shumë ujë.

Të gjitha gënjeshtrat kanë si qëllim të dëmtojnë gratë e tjera: “Shih sa bukur i kam të përcaktuara ligjet e natyrës dhe te biologjisë time”, duket sikur thonë ato, dhe kjo është gjëja më toksike që mund të bëhet, shkruan Simons.

Shumë gra thonë se për to stërvitja është për të ndryshuar formën e trupit, por është në fakt zbavitja motivimi i tyre, teksa studimet thonë se ajo që na shtyn drejt një aktiviteti është masa e kënaqësisë që marrim prej tij.

“Kështu që zonja të dashura, më mirë bëni një shëtitje, dilni me qenin (ose me dikë), hyni në një grup tenisi (siç kam bërë dhe unë). Bëni not ose kërceni, dhe mos bëni më foto të vetes në palestër!”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore