
Kujdes, një virus i ri në formën e një përditësimi mund t’u vjedhë të dhënat
Studiuesit e sistemeve të sigurisë thonë se një virus i ri i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit tuaj Android dhe t'ju vjedh të dhënat.
Ky virus është i maskuar në formën e një përditësimi të Smartphone-it. Ai instalohet si aplikacion jashtë Google Play, por pasi është instaluar ai fsheh dhe eksfiltron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e viktimës në serverat e operatorit. Vlen të theksohet se ky virus kërkon veprim të vetë përdoruesit.
Studiuesit në firmën e sigurisë celulare Zimperium, të cilët e zbuluan këtë virus thonë se ai mund të vjedh mesazhet, kontaktet, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, mund të përgjojë dhe regjistrojë thirrjet telefonike, si dhe të shkrepë foto duke përdorur kamerat e pajisjes.
Ky virus arrin t'ju përgjojë dhe vendndodhjen. Gjithçka ndodh pa u kuptuar nga përdoruesi. Drejtori i Zimperium, Shridhar Mittal tha se ky virus mund të jetë pjesë e një sulmi të përqendruar e të mirëmenduar.
“Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”, thotë ai. Të mashtrosh dikë për të instaluar një aplikacion me virus është një mënyrë e thjeshtë por efektive, për të kompromentuar pajisjen e tij.
Kjo është arsyeja pse pajisjet Android paralajmërojnë përdoruesit të mos instalojnë aplikacione nga jashtë Play Store. Ky lloj ‘malware’ ka qasje të gjerë në pajisjen e një viktime dhe vjen në një larmi formash dhe emrash, por kryesisht bën të njëjtën gjë.
Ndërkohë po punohet për të gjetur një zgjidhje për këtë virus të ri që prek sistemet android të smartphone-ve në mbarë botën.

Parashikimi i motit/ Rikthehet moti me diell dhe rriten lehtë temperaturat
Historia e plotë >
Njihuni me vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët
Historia e plotë >
Ushqimet me vitaminë A/ Pse janë jetike për mbrojtjen e syve
Historia e plotë >

Njihuni me 8 përfitimet shëndetsore të mollës së sheqerit
Historia e plotë >

Parashikimi i motit/ Vazhdojnë reshje, por rriten lehtë temperaturat
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




